Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Përfaqësues të pushtetit lokal me propozime të tyre morën pjesë në krijimin e Propozim-planit të trajnimeve të BNJVL-së për vitin 2020
6 февруари 2020
 

Në Qendrën e Trajnimeve të BNJVL-së më 5 shkurt 2020 u organizua një punëtori për përgatitjen e Planit vjetor të trajnimeve të BNJVL-së. Për këtë qëllim, BNJVL-ja ftoi përfaqësues të rrjeteve profesionale të BNJVL-së (ndër të cilët edhe kryetarët e rrjeteve të cilat kanë emëruar një person të këtillë, si dhe persona për resurse njerëzore nga disa komuna) për t’i nxjerrë nevojat për trajnime të administratës komunale nga sferat përkatëse që janë në kompetencë të pushtetit lokal: financat, menaxhimi i resurseve njerëzore, inspektorët komunalë të arsimit, personat për marrëdhënie me publikun, zhvillimi ekonomik lokal – ZHEL, personat e teknologjisë informatike, rojtarët komunalë, urbanizmi, energjetika dhe efikasiteti energjetik, juristët, mbrojtja e mjedisit jetësor, çështjet dhe fondet evropiane, inspektorët lokalë të trafikut, rrugët dhe trafiku rrugor, njësitë territoriale zjarrfikëse. Në fillim, të pranishmit diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen për përmbushjen adekuate të obligimeve ligjore për ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve të administratës komunale dhe pastaj vijonte formimi i grupeve të punës nëpër sfera në të cilat u nxorën një sërë propozimesh konkrete për trajnime që do të inkorporohen gjatë përgatitjes së Planit të ri të trajnimeve të BNJVL-së për këtë vit.

Përfaqësuesit e komunave theksuan se shumë shpesh marrin oferta për trajnime nga kompanitë private që nuk janë adekuate për pushtetin lokal dhe njëkohësisht janë një barrë e madhe financiare për komunë. Ata theksuan se edhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) tashmë disa vite me radhë dërgon deri te komunat të njëjtën listë për zgjedhjen e trajnimeve për administratën komunale, ku trajnimet e cekura janë shumë të përgjithshme, përbëhen vetëm me ligjërata dhe nuk i përmbushin nevojat e administratës komunale. U theksua se përfaqësuesit e administratës komunale kanë më shumë nevojë për trajnime të specializuara, që duhet të realizohen me një ndërveprim të pjesëmarrësve dhe ligjëruesve, të dizajnuara për nevojat e administratës lokale, e jo të asaj shtetërore dhe ku të pranishmit njëkohësisht do të mund të shkëmbejnë përvojat e ndërsjella të punës së çdoditshme, përkatësisht të zbatojnë dispozitat dhe procedura ligjore. Ata theksuan se shumë shpesh kanë nevojë edhe për trajnime për përgatitje dhe përpilim të dokumenteve dhe planeve adekuate ose zbatim të procedurave të caktuara që janë specifike dhe karakteristike vetëm për pushtetin lokal. Ata theksuan se deri më tani trajnime të tilla më shumë janë organizuar nga ana e Qendrës së Trajnimeve të BNJVL-së, kështu që u propozua që BNJVL-ja të koordinohet dhe t’i tregojë MSHIA-së që ta adaptojë listën e trajnimeve të ofruara sipas nevojave të administratës komunale. Të pranishmit theksuan edhe sfidën që e imponon Ligji i ri për mbikëqyrjen inspektuese, ku nëse komuna nuk sigurojë një trajnim të specializuar adekuat për inspektorët e sferës për të cilën ata kanë licencë, ata nuk do të mund t’i fitonin pikët e nevojshme gjatë vlerësimit vjetor dhe ata nuk do të jetë fajtorë për këtë. Sigurimi i trajnimeve të këtilla është në të njëjtën kohë edhe një barrë shtesë financiare për komunë, sepse trajnimet e këtilla më së shpeshti janë të shtrenjta dhe të rralla.



Në këtë drejtim të pranishmit u informuan se Qendra e Trajnimeve të BNJVL-së, duke e vërejtur nevojën e këtillë, tashmë shqyrton në mënyrë intensive konceptin e organizimit të trajnimeve të specializuara për autoritetet lokale, për të cilat komunat do të duhet të ndanin një kompensim të caktuar financiar. Sidoqoftë, ai kompensim do të ishte më i ulët se ai që ofrohet nga qendrat private të trajnimeve, sepse BNJVL-ja do të angazhohej rreth sigurimit të ekspertëve adekuatë dhe trajnimet do të mbaheshin në Qendrën e Trajnimeve të BNJVL-së. Gjithashtu u theksua se shumë komuna i dërgojnë të punësuarit e tyre në trajnime për të cilat paguajnë një shumë të konsiderueshme mjetesh, edhe pse BNJVL-ja ka organizuar trajnime falas për atë sferë. Kjo gjendje u diskutua edhe nga ana e Bordit drejtues të BNJVL-së prej nga doli rekomandimi për pjesëmarrje aktive të komunave në krijimin e Planit të trajnimeve të BNJVL-së dhe ndjekjen e tij të vazhdueshme. Në këtë drejtim, përfaqësuesit e BNJVL-së inkurajuan të pranishmit që t’i cekin të gjitha trajnimet për të cilat kanë nevojë, me qëllim që të përgatitet një Plan përkatës trajnimesh të BNJVL-së për vitin 2020, kështu që përveç sigurimit të trajnimeve falas do të shqyrtoheshin mundësitë edhe për trajnime të specializuara të paguara.

Të gjitha gjëra që u nxorën në këtë punëtori dhe në grupet e punës do të strukturoren në Propozim-planin e trajnimeve për vitin 2020, i cili gjatë javës së ardhshme do t’u dërgohen për shqyrtim të gjitha komunave dhe përfaqësuesve të pranishëm në këtë punëtori.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги



Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.