Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Është e nevojshme të ndryshohen ligjet dhe rregulloret nga sfera e veprimtarisë hotelierike dhe turistike
7 јуни 2019
 

 

Komisioni për zhvillim ekonomik lokal i BNJVL-së, më 28 maj 2019 në hapësirat e Bashkësisë mbajti seancën e tij të dytë, në të cilën u shqyrtuan vërejtjet dhe propozimet e ardhura nga komunat për Ligjin për taksë për qëndrim të përkohshëm; Ligjin për veprimtari hotelierike dhe Ligjin për veprimtari turistike. Shumicat e vërejtjeve theksuan nevojën për ndryshimin edhe të Rregullores për kushtet e kategorizimit të objekteve për kryerjen e veprimtarisë hotelierike dhe të procedurës për kategorizimin e shtëpive, banesave dhe dhomave për qëndrim nga personat fizikë dhe amvisëritë e fshatrave për kryerjen e shërbimeve dhe mbajtjen e regjistrit të objekteve të kategorizuara hotelierike.

Përfaqësuesi i Qytetit të Shkupit theksoi propozime të caktuara rreth rregullimit të kohës së punës së lokaleve të cilat gjenden në zona të caktuara të qyteteve që janë atraktive për vizitorët edhe në orët e vonshme. Ai theksoi edhe nevojën për rregullim më preciz të çështjeve të rëndësishme të lidhura me objektet e lëvizshme (pajisja urbane që vendoset në parqet dhe sheshet) dhe theksoi edhe domosdoshmërinë për rregullim adekuat të dhënies së banesave me qira për persona fizikë, për qëllime turistike.

Përfaqësuesi nga Komuna e Ohrit angazhohej për sigurimin e një sistemi elektronik për regjistrimin e qëndrimit të përkohshëm të mysafirëve të cilat qëndrojnë në objektet hotelierike dhe te personat fizikë të cilët japin dhoma me qira për turistët. Ai theksoi se sidomos personat fizikë nuk kryejnë regjistrimin ose nuk e regjistrojnë numrin e përgjithshëm të bujtjeve të realizuara, ndërsa është shumë i madh edhe numri i qiramarrësve të paregjistruar të banesave. U theksua shembulli slloven i arkëtimit të taksës për qëndrim të përkohshëm, me pagesën e shumës paushalle në nivel vjetor, në përputhje me metodologjinë dhe kriteret e përcaktuara qartë. U theksua nevoja që çdo këshill komunal të marrë vendim në mënyrë të pavarur për shumën e taksës turistike, sipas një metodologjie të përcaktuar paraprakisht. Sistemi elektronik do t’i lidhte të gjithë palët e përfshira në këtë proces (MPB-ja, DAP-i, komuna, inspektorët turistikë dhe qiramarrësit e banesave), me ç’rast secili do të marrë të dhëna përkatëse. Në këtë mënyrë, komunat do të kenë të dhëna për bujtjet e realizuara dhe kështu do të dinë edhe sa mjete do të inkasohen në buxhetin e komunës. Përmes një sistemi të këtillë do të rritej edhe kontrolli i mysafirëve, do të shmangej mospagimi i taksës dhe do të rriteshin edhe mjetet për këtë bazë.

Në seancë u ftua edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë (ME) i cili informoi se në fazën e përgatitjes është një draft-projekt, me të cilin sipas shembullit të Kroacisë dhe portalit “e-vizitor”, do të bëhet një sistem i ngjashëm edhe për vendin tonë. Ai pranoi edhe vërejtjet e komunave lidhur me nevojën për ndryshimin e Rregullores për kushtet e kategorizimit të shtëpive, banesave për pushim dhe dhomave për qëndrim nga persona fizikë duke theksuar se në fazën e përgatitjes janë më shumë rregullore të reja të cilat i përgatit Ministria e Ekonomisë së bashku me përfaqësues adekuatë nga kjo sferë. Të pranishmit po ashtu u ftuan të marrin pjesë në punëtorinë që do të mbahet në Ministrinë më 31 maj 2019, me përfaqësues të odave ekonomike, ku do të diskutohet për vërejtjet e hotelierëve për ligjet nga sfera e turizmit dhe hotelerisë. Ata gjithashtu u informuan se Ministria e Ekonomisë përgatit një projekt-ligj për aplikim të inspektimit turistik. Komunat theksuan sfidat me mungesën e kuadrove për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese dhe theksuan nevojën për përcaktimin e dispozitave ligjore me të cilat inspektorët do të mund të kryejnë procedura jo vetëm me personat e regjistruar fizikë, por edhe me personat e paregjistruar fizikë të cilët kryejnë veprimtarinë turistike me qëllim të uljes së ekonomisë gri.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.