ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Takim i BNJVL-së lidhur me zgjidhjen e keqkuptimeve rreth propozimeve për përmirësimin e regjimit të komunikacionit
14 јуни 2018
 Në hapësirat e BNJVL-së më 8 qershor, 2018, u mbajt mbledhje e përfaqësuesve nga pushteti lokal me përfaqësuesit e Ministrisë për punë të brendshme, nga sektori i policisë së komunikacionit. Kjo mbledhje u iniciua në seancën e pestë të Bordit drejtues të BNJVL-së, që u mbajt më 31 maj, 2018, kur komuna të caktuara përmendën sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë gjetjes së zgjidhjeve për harmonizimin e regjimit të komunikacionit dhe mungesa e hapësirave për parkim, të cilat më së shpeshti përballen me shpjegime të ndryshme nga ana e përfaqësuesve të MPB.

Në diskutimin që u zhvillua midis përfaqësuesve të pranishëm nga komuna Qendër dhe nga Qyteti i Shkupit dhe përfaqësuesit e policisë së komunikacionit, u potencuan gjendjet aktuale në komunikacion. Pushteti lokal përmendi presionin e vazhdueshëm që e ka nga ana e qytetarëve lidhur me zgjidhjen e problemit me parkim, veçanërisht në rajonin qendror të qytetit, ndërsa nga MPB përmendën se nuk guxojnë të lejojnë ndryshime me të cilat do të zvogëlohet rrjedha dhe siguria në komunikacion. U përmend se komunat vëmendje të veçantë duhet t’i përkushtojnë rregullimit të regjimit në rrjetin sekondar rrugor. U bë fjalë edhe për mundësinë për inicim të ndryshimeve të rregullativës ligjore. Megjithatë ajo që rrodhi nga kjo mbledhje si rekomandim nga ana e policisë të komunikacionit: pushtetet lokale t’i kushtojnë vëmendje sfidave që në vetë miratimin e planeve detajuese urbanistike dhe aty t’i përcaktojnë të gjitha ndryshimet e nevojshme, të cilat duhet të jenë konform ligjeve ekzistuese dhe akteve ndërligjore.

Pritet që përfaqësuesit e Grupit punues që u formua në seancën e pestë të Bordit drejtues të BNJVL-së në përbërje: të kryetarit të komunës Qendër, Kumanovës, kryetarit të Këshillit të komunës së Strumicës dhe drejtori ekzekutiv i BNJVL-së, sërish të mbajnë takim me përbërje të plotë dhe të miratojnë qëndrime të caktuara të cilat do t’i parashtrojnë për shqyrtim në Bordin drejtues.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Одржлива Урбана Мобилност - Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.