Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
BNJVL-ja ishte nikoqir i katër doktorantëve nga Polonia, Argjentina dhe Italia në kuadër të projektit “LoGov”
6 септември 2019
 

 

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të projektit “LoGov”, në periudhën prill – gusht të këtij viti, ishte nikoqir i dy doktorantëve nga Polonia, një doktoranti nga Argjentina dhe një doktoranti nga Italia. Secili prej tyre, për një periudhë prej tridhjetë ditësh, pati mundësinë që t’i ndjekë për çdo ditë aktivitetet e BNJVL-së dhe t’i zgjerojë njohuritë e tija shkencore për organizimin e pushtetit lokal në vendin tonë, për procesin e decentralizimit dhe për përvojat e implementimit të tij. Ata patën mundësinë të marrin pjesë në punëtori, trajnime dhe konferenca që i realizoi BNJVL-ja në këtë periudhë, kështu që disa prej tyre vizituan komuna të caktuara. Ky qëndrim studimor kishte përfitime të dyanshme, kështu që doktorantët prezantuan modelet e organizimit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e ndërtimit të politikave lokale dhe marrjen e vendimeve të rëndësisë lokale që zbatohen në vendet e tyre para shërbimit profesional të BNJVL-së dhe para një pjese të administratës lokale.

Marçin Sokollovski dhe Karolina Zbitnjevska nga Universiteti i Varshavës, duke hulumtuar tema të ndryshme për pjesëmarrjen participative dhe strukturën e vetëqeverisjeve lokale, transmetuan përvojat e organizimit participativ të buxhetit në pushtetin lokal në vendin e tyre. Ata folën edhe për përvojat e procesit të transformimit të pushtetit lokal në periudhën e përgatitjeve të vendit të tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. U theksuan edhe ndryshimet që janë bërë pas hyrjes së vendit në familjen evropiane. Vegla polake për pjesëmarrjen buxhetore të qytetarëve funksionon në atë mënyrë që fonde të veçanta të mjeteve financiare janë alokuar në buxhetin e komunës me qëllim të realizimit të investimeve lokale. Për këto investime vendosin banorët e komunës, duke kaluar nëpër një proces të konsultimeve për realizim, për të cilën gjë pajtueshmëri duhet të japë edhe pushteti lokal. Një nga qëllimet e transformimit në Poloni në rrugën drejt anëtarësimit në BE ka qenë decentralizimi i pushtetit dhe administratës, në mënyrë që të absorbohen më mirë fondet strukturore që synojnë të zvogëlojnë dallimet në zhvillimin ekonomik të vendit. Me reformën administrative të vitit 1999, Polonia ka bërë një organizim territorial të shtetit me tre nivele (16 “qarqe vojvoda” në nivel rajonal/ekuivalente me NUTS2/380 komuna në nivel nën-rajonal, duke përfshirë edhe 66 qytete në rangun e komunave, me 314 njësi jo-komunale dhe 2.478 komuna. Gjithsej 304 janë komuna urbane, 611 urbane-rurale dhe 1.563 komuna rurale. Me organizimin e saj administrative me tre nivele, Polonia është një nga 11 vendet e BE-së me një strukturë të këtillë komplekse territoriale.

Edhe Elizabet Alber nga Instituti Italian Evropian për Hulumtime në Bolzano foli për temën e strukturave të vetëqeverisjeve lokale, hulumtimin komparativ me shembuj nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Argjentina edhe pse është e decentralizuar politikisht dhe administrativisht, megjithatë ka një centralizim të fortë fiskal

Për strukturën federale të Argjentinës, të cilën e përbëjnë 23 qarqe (të njohura si provinca) dhe njësia e veçantë – Qyteti Buenos Aires, foli doktoranti Huan Negri nga Universiteti Nacional “San Martin” (UNSAM), i cili punon në tema të sferës së decentralizimit fiskal. Argjentina ka tri nivele të qeverisjes: nivelin federal, nivelin provincial (shtete) dhe atë lokal, përkatësisht 23 provinca dhe një qark federal (Buenos Aires) me kapacitete të rëndësishme politike, fiskale dhe administrative, si dhe 612 komuna me nivele të ndryshme asimetrike të autonomisë, për shkak se secila provincë përcakton se sa autonomi mund të kenë autoritetet lokale në territorin e saj. Secila nga provincat e Argjentinës ka Kushtetutën e saj, ligjet, autorizimet dhe format e qeverisjes, të cilat duhet të jenë në përputhje me kushtetutën nacionale dhe ligjin federal. Qeveria e çdo province ka tre degë: ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore. Pushteti ekzekutiv drejtohet nga një guvernator, ndërsa dega legjislative e provincës mund të organizohet në formatin e dy niveleve ose një niveli. Secila provincë, me përjashtim të provincës Buenos Aires, është e ndarë në njësi administrative, të cilat ndahen në komuna. Huan Negri shpjegoi se Argjentina edhe pse është e decentralizuar politikisht dhe administrativisht, ajo ende është e centralizuar fiskalisht, gjegjësisht pushteti qendror shpërndan mjetet federale në krahina.

Çfarë është “LoGov”?

Projekti “LoGov” përfshin hulumtime që synojnë sigurimin e praktikave më të mira për pushtetet lokale të lidhura me ndikimin e ndarjes së rritur urbane-rurale dhe ndryshimin e marrëdhënieve midis pushteteve lokale dhe niveleve të tjera të qeverisjes. Përmes këtij projekti trevjeçar do të identifikohen praktikat më të mira dhe do të kryhet shpërndarja e tyre në drejtim të nxitjes së zbatimit të tyre efektiv për tejkalimin e kësaj sfide. BNJVL-ja është një nga dhjetë partnerët e Konsorciumit të projektit dhe tetë përdoruesit shtesë të aktiviteteve të programit të projektit “Vetëqeverisja lokale dhe ndryshimi i marrëdhënieve urbane-rurale – LoGov”, që mbështetet përmes instrumentit financiar të BE-së “Horizon2020”. Ky është programi më i madh për hulumtime dhe inovacione i BE-së, në pjesën e nën-programit “Mari Skllodovska–Kiri – hulumtim dhe inovacione për shkëmbim të kuadrove”. LoGov përfshin aktivitete gjithëpërfshirëse për trajnim dhe ngjarje për diseminim, komunikim dhe rrjetëzim të cilat sigurojnë mundësi komplementare për përmirësimin e aftësive dhe njohurive të hulumtimit, zhvillimin e aftësive të reja transmetuese dhe ngritjen e profileve akademike dhe jo-akademike, nga të cilët të gjithë do të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për realizimin e potencialit individual dhe përmirësimin e perspektivave të tyre në karrierë.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.