ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Përpjekje për përfaqësim më të madh të personave për marrëdhënie me publikun në komunat – qëndrim i Rrjetit të personave PR në kuadër të BNJVL-së
2 јули 2018
 

Rrjeti i personave për marrëdhënie me publikun nga komunat mbajti këshillim më 29 qershor, 2018, në Qendrën e trajnimeve të BNJVL-së. Tema e këshillimit ishte „Menaxhimi me komunikim të brendshëm – kusht i rëndësishëm për punë transparente të komunës “. Pas revidimit të kryer të anëtarëve të Rrjetit, këshillimi paraqet takim të parë nga kjo përbërje.Të pranishmëve i’u drejtua edhe zëvendës drejtori i BNJVL-së, Ardita Dema Mehmeti, e cila të pranishmit i informoi me rolin e BNJVL-së, vendosjen e deritanishme organizative dhe sukseset e deritanishme në lobimin e BNJVL-së lidhur me zgjidhjen e sfidave të pushteteve lokale dhe sigurimin e aktvendimeve më cilësore ligjore për zbatimin e kompetencave të transferuara. 

U përmend se edhe pas 13 viteve të implementimit të pushtetit lokal në vendin tonë, komunat, veçanërisht komunat e vogla dhe rurale, nuk kanë punësuar e as nuk kanë parashikuar në sistematizim një vend të këtillë pune. Si arsye përmendet mungesa e mjeteve financiare për një lloj të këtillë punësimi, ose se në komunë nuk ekzistojnë media, gjë që tregon mosnjohjen e rolit dhe funksionit të personave për marrëdhënie me publikun. Në komuna të caktuara aktivitetet nga kjo lëmi i kryen nëpunësi që përveç obligimeve profesionale ,,ad-hok” realizon aktivitete si person PR.

Mospërfillja e ekzistimit të personit profesional për marrëdhënie me publikun në komunë, shumë shpesh është tregues i drejtpërdrejtë i nivelit më të ulët të transparencës së komunës dhe komunikim të dykahshëm jo mjaft të realizuar me publikun e saj qëllimor. Në nenin 8 nga Ligji për vetëqeverisje lokale u përcaktua se informimi i publikut është obligim i komunave, respektivisht sе komunat janë të obliguara, pa kompensim t’i informojmë qytetarët për punën e tyre si dhe për planet dhe programet të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e komunës në mënyrë të përcaktuar me status dhe janë të detyruar ndaj qytetarëve t’u mundësojnë qasje drejt informacioneve për shërbimet që i siguron në mënyrë dhe me kushte të caktuara me status. Në mbarë procesin në fjalë, për shkak të menaxhimit joadekuat me komunikimin e brendshëm në komunë, qytetarët ngelen të painformuar lidhur me çështjet e rëndësishme për nivelin lokal.

Pasqyra në komunat me qendër në qytet është në nivel më të lartë, në raport me punësimin e profesionistëve për marrëdhënie me publikun, si dhe informim i qytetarëve, edhe pse në këto njësi të vetëqeverisjes lokale roli i personit PR lidhet më shumë me marrëdhëniet me mediat dhe mbulim ,,ditor” të aktiviteteve të kryetarit të komunës. Megjithatë, në këto komuna vërehet përkushtim më i madh i komunikimit të brendshëm, respektivisht të detektimit të të gjitha aktiviteteve të cilat rrjedhin nga komuna, për të cilat publiku duhet të informohet në kohë dhe në mënyrë transparente. Transparenca dhe puna me llogaridhënie e komunës është pasqyrë e një komunikimi të vendosur të brendshëm më të mirë, e që këtu kjo është pika e parë në të cilën marrëdhëniet me publikun duhet të përkushtojnë vëmendje më të madhe.
 

Në këtë drejtim, si praktikë e mirë, u prezantua ,,Komunikimi i brendshëm në komunën e Karposhit”. Udhëheqësja e Seksionit për marrëdhënie me publikun, Violeta Cvetkovska, prezantoi mbarë procesin e komunikimit që u realizua brenda në komunë, duke përmendur në veçanti aktivitetet e të punësuarve për marrëdhënie me publikun me kolegët dhe me udhëheqësit e sektorëve dhe seksioneve dhe me kryetarin e komunës. U përmend se vetëdija te udhëheqësit është ngritur në nivel që ata çdo ditë të parashtrojnë dhe kërkojnë nga seksioni për marrëdhënie me publikun, të prezantohen aktivitetet e tyre para qytetarëve.

Si praktikë e suksesshme u prezantua edhe komunikimi i brendshëm që realizohet në komunën e Koçanit. Këshilltarja për marrëdhënie me publikun, Ljubinka Ajtovska, foli për rëndësinë e organizimit të kolegjiumit në komunë, si burim kryesor i informacioneve për personin PR por edhe informim ndër-sektorik. - ,,Shumë keq kur komuna realizon diçka, ndërsa personi PR nuk është i informuar, prandaj deri sa krijohet ndonjë ,,krizë”, barra vendoset në supet e personit për PR” tha Ajtovska. Ajo përmendi se komuna ka hartuar edhe Program vjetor për marrëdhënie me publikun, si obligim statutor për çdo komunë, si dhe Strategji për marrëdhënie me publikun.

Një praktikë mjaft interesante prezantoi edhe Liljana Strojanovska, person për marrëdhënie me OJQ nga komuna e Kriva Pallankës, që përmendi se në portalin e internetit të komunës ka vendosur një pjesë të veçantë ,,Marrëdhënie me publikun” ku mes tjerash janë vendosur të gjitha procesverbalet e kolegjiumeve, me përshkrim detajues të diskutimit në drejtim të veprimit të mëtejmë. Ajo theksoi se komuna dy vitet e kaluara me radhë është e ranguar e para në ,,Indeksin e komunës së hapur dh transparente” por gjithashtu, faqja e internetit të komunës rangohet në vend të tretë, në nivel të institucioneve në vend.

Të pranishmit shprehën përpjekje për përfaqësim më të madh të personave për marrëdhënie me publikun në pushtetin lokal dhe përforcim të kapaciteteve të personave PR përmes sigurimit të trajnimeve nga ana e BNJVL-së. Përgatitja e Planit për marrëdhënie me publikin dhe Strategjia ,,Vegla për marrëdhënie me publikun”, ,,Komunikimi i brendshëm”, ,,Protokolli”, ,,PR i krizës”, janë pjesë e trajnimeve që u janë të nevojshme për kryerje cilësore të obligimeve të tyre. Duke pasur parasysh se ky profesion shënon ndryshime më dinamike dhe më të shpejta gjatë praktikumit të saj, mjaft e rëndësishme është të sigurohet avancim dhe trajnim i këtyre personave, si dhe ndarje e ndërsjellë e përvojave që arrihen gjatë punës. BNJVL gjithnjë përpiqet për sigurimin e zhvillimit të barabartë të të gjitha anëtareve të saj, në këtë kontekst është e përpjekja e saj për ndarje të shpejtë dhe efektive e praktikave të mira nga puna në të gjithë lëmenjtë të cilët janë në kompetencë të pushtetit lokal dhe sigurimi i trajnimeve të të punësuarve.

U dakordua që takimi i ardhshëm i anëtarëve të Rrjetit të organizohet në mes të muajit korrik, kur do të mbahet edhe trajnim për përgatitjen e ,,Programit për marrëdhënie me publikun“ dhe ,,Shqyrtim i listës me informacione të detyrueshme të cilat komuna duhet t’i vendos në faqen e saj të internetit “.








назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Одржлива Урбана Мобилност - Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.