Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Thirrje për pjesëmarrje në projektin “Mbështetje e vetëqeverisjeve lokale të Maqedonisë së Veriut në promovimin e mobilitetit të qëndrueshëm urban”
10 мај 2019
 

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – BNJVL në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar – GIZ shpall thirrjen: “Mbështetje e vetëqeverisjeve lokale të Maqedonisë së Veriut në promovimin e mobilitetit të qëndrueshëm urban”.

Projekti është iniciativë për promovim, planifikim dhe ndërtim të kapaciteteve në zbatimin e aktiviteteve të mobilitetit urban, të bazuara në modelin e harxhimeve optimale dhe inovacionit. Aktivitetet e këtij projekti kanë të bëjnë me implementimin e dy pilot projekteve promovuese në sferën e mobilitetit urban të njësive të vetëqeverisjes lokale, mbështetjen e pesë komunave në procesin e përpilimit të planeve ose dokumenteve strategjike për mobilitet të qëndrueshëm urban dhe trajnimin e stafit të ekspretëve. Thirrja ka të bëjë me këto tre pozicione:

1. Thirrje për pilot projekte: Pilot projekti i propozuar duhet të përdorë masat dhe qasjet e reja në planifikimin urban dhe trafik, gjegjësisht mobilitetin urban në nivel lokal. Në kuadër të projektit GIZ suguron GRANT në vlerë prej 7.500,00 Eurosh (bruto).

2. Thirrje për mbështetje të pesë komunave në procesin e përpilimit të planeve ose dokumenteve strategjike për mobilitet të qëndrueshëm urban.

3. Thirrje për aplikim të kandidatëve për trajnim në sferën e mobilitetit urban – trajnim i trajnerëve të cilët pastaj do t’i mbështesin pesë komunat e përzgjedhura në procesin e planifikimit urban.





VËREJTJE: Dokumentacionin e tërësishëm dhe kushtet e domosdoshme për thirrjet mund t’i shkarkoni nga www.e-uslugi.mk/proekt.zip



Ju lutemi t’i verifikoni aplikacionet Tuaja të plotësuara me vulë dhe nënshkrim të kryetarit të komunës dhe t’i dërgoni në formë elektronike në këtë postë elektronike аleksandar.arsovski@zels.org.mk më së voni deri më 19 maj 2019.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.