ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Doli nga shtypi numri i Gazetës së BNJVL-së
8 јуни 2018
 Bordi drejtues i BNJVL-së në seancën e pestë që u mbajt këtë muaj miratoi Qëndrimet e sistematizuara të reja të Bashkësisë. Bëhet fjalë për listën e propozimeve dhe kërkesave, të cilat duhet të paraqesin bazë kalimtare të BNJVL-së në bisedimet me pushtetin qendror, për përmirësimin e gjendjeve në komuna dhe zhvillimi i decentralizimit në vend. Në seancë morri pjesë sekretari shtetëror i Ministrisë për financa, që kërkoi efikasitet më të madh nga komunat gjatë zbatimit të Ligjit të ri për paraqitje dhe evidencë të obligimeve. U shqyrtua edhe iniciativa e parashtruar nga komuna e Tetovës, që i referohet Ligjit për lojëra të fatit. Anëtarët e pranishëm të Bordit drejtues të BNJVL-së hapën edhe shumë sfida tjera të pushtetit lokal, midis të cilave: Zbatimi i Ligjit për vendosjen e objekteve të ndërtuara pa leje, rregullimi i regjimit të komunikacionit dhe vend parkimeve, gjendja e qenve endacakë, procesi i gjatë i miratimit të planeve detajuese urbanistike etj.

Gjatë këtij muaji një numër i madh i përfaqësuesve nga NJVL, të cilët në tremujorëshin e parë nga viti i ndoqën trajnimet, u paraqitën dhe i kaluan pjesën teorike e pastaj edhe atë praktike nga provimi për marrjen e autorizimit për udhëheqjen e procedurës për tjetërsim dhe dhënie me qira të tokës ndërtimore, pronësi e Republikës së Maqedonisë. Përqindja e personave që morrën licencë është shumë e madhe, me ç’rast shumë komuna plotësuan kushtin e nevojshëm për marrjen e kompetencës në fjalë, që tani e kryejnë 46 njësi të pushtetit lokal.

Kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov, mbajti takim me ministrin pa resor në Qeverinë e RM, të obliguar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë. Robert Popovski, në të cilin u prezantua vegla për llogaridhënie të shpenzimeve të bartësve të funksioneve publike, që një periudhë të caktuar e zbaton Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me ministrat e saj dhe bartësit tjerë të funksioneve publike. U propozua të shqyrtohen mundësitë për zbatimin e saj edhe nga ana e funksionarëve publikë në pushtetin lokal.

Коmisioni për ndjekje të zhvillimit të sistemit të financimit të komunave këtë muaj mbajti seancën konstitutive, në të cilën kryetari i komunës së Velesit, Aco Kocevski u zgjodh për kryetar të Komisionit.

Në hapësirat e Qendrës së trajnimeve para përfaqësuesve të seksionit për ZHEL, u prezantuan risitë në Programin BFC EJL, ndërsa përfaqësuesit e Komisioneve për barazi gjinore, koordinatorët komunalë, si dhe anëtarët e Rrjetit për financa të BNJVL-së shqyrtuan shumë çështje lidhur me buxhetimin përgjegjës për barazi gjinore. Delegacioni tridhjetë anëtarësh nga pushtetet lokale të Kosovës, vizituan BNJVL-në me qëllim shkëmbimi të praktikave të mira midis pushteteve lokale nga dy vendet.

Për këto dhe aktivitete tjera të Bashkësisë, që janë realizuar gjatë muajit maj, do të lexoni më shumë në këtë numër të Gazetës së BNJVL-së .



Прилог: MAJ 2018 MK-ALB_web1.pdf
назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Одржлива Урбана Мобилност - Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.