Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Doli nga shtypi numri i ri i Gazetës së BNJVL-së
9 октомври 2019
 

Në muajin gusht dhe shtator, BNJVL-ja pati aktivitete intensive për t’i përkrahur komunat, për t’i përforcuar kapacitetet e tyre administrative, për të zhvilluar bashkëpunim me kryetarët e këshillave komunalë, si dhe për të lobuar për ndërmarrjen e reformave për përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale.

Në këtë drejtim ishte punëtoria që u mbajt nga 30 gushti deri më 1 shtator 2019, në Mavrovë, ku kryetarët e ftuar të komunave, këshilltarë komunalë, ekspertë të huaj dhe vendas, si dhe përfaqësues të pushtetit qendror diskutuan për mundësitë për reforma në procesin e decentralizimit. Kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov prezantoi propozim-konceptin e njësive të pushtetit lokal i cili shkon në tri drejtime: decentralizimi fiskal, zgjerimi i kompetencave të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndryshime në organizimin e pushtetit lokal.

BNJVL-ja në muajin shtator inicioi organizimin e punëtorive rajonale të kryetarëve të këshillave komunalë edhe atë me përfaqësuesit e Rajonit planifikues të Pellagonisë, të Vardarit, Rajonit planifikues lindor dhe Rajonit planifikues juglindor. Në periudhën e ardhshme do të organizohen takime edhe me rajonet e tjera. Këshilltarët folën për sfidat e tyre, prezantuan propozime të caktuara për përmirësim të rolit të këshillave dhe diskutuan edhe për iniciativa të caktuara që i miratoi së fundmi Bordi Drejtues dhe Kuvendi Gjeneral i BNJVL-së.

BNJVL-ja organizoi edhe konferencën përfundimtare të projektit “Mbështetje për komunat në promovimin e mobilitetit të qëndrueshëm urban” në kuadër të shënimit të “Javës evropiane të mobilitetit urban”. Kryetarët e komunave dhe përfaqësues të autorizuar nga gjashtë komunat: Manastir, Veles, Kavadar, Karposh, Kumanovë dhe Ohër, të cilat janë pjesë e këtij projekti, nënshkruan deklarata se do të vazhdojnë me implementimin e masave të mobilitetit të qëndrueshëm urban (PMQU). BNJVL-ja siguroi mbështetje administrative për krijimin e dokumenteve të rëndësishme të kësaj sfere, duke krijuar praktika dhe përvoja të mira të cilat pastaj do të mund të transferohet dhe përdoren nga ana e komunave të tjera.

“Drejt komunave të përgjegjshme gjinore: forcimi i kapaciteteve komunale për barazi gjinore dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor” është titulli i projektit të ri të cilin filloi ta realizojë BNJVL-ja nga muaji gusht. Projekti do të realizohet me mbështetjen financiare të UN Women dhe do të zbatohet deri në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov dhe kryetari i Shtipit, Bllagoj Boçvarski më 18 shtator u takuan me kryetarin e Komitetit Evropian të Rajoneve (KoR), Karl-Heinz Lambertz, gjatë vizitës së tij dyditore në vendin tonë. U theksua rëndësia e bashkëpunimit të përbashkët të autoriteteve lokale dhe të atyre rajonale të të gjitha vendeve të Unionit dhe atyre që aspirojnë të jenë pjesë e kësaj familjeje.

Për këto dhe për aktivitete të tjera do të mund të lexoni më shumë në këtë numër të Gazetës së BNJVL-së.

Gazetë BNJVL - Shtator 2019



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.