ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Finalizim i Strategjisë për barazi gjinore të BNJVL-së 2018-2030
12 јуни 2018

 Hartimi i Strategjisë për barazi gjinore të BNJVL-së 2018-2030 është në fazë finale. Grupi punues për barazi gjinore në kuadër të BNJVL-së, të përbërë nga koordinatorët për mundësi të barabarta të cilët kanë përvojë më të pasur në këtë lëmi së bashku me përfaqësuesin e BNJVL-së dhe ekspertin për barazi për barazi gjinore, dhanë një kontribut të rëndësishëm në hartimin e dokumentit në fjalë. I mbarë procesi filloi në mars të vitit 2018, me përkrahjen e UN Women dhe është pjesë e projektit ,,Përforcim i kapaciteteve për politika dhe buxhetim përgjegjës për barazi gjinore në nivel lokal”, të implementuar nga BNJVL.

Grupi punues për barazi gjinore në kuadër të BNJVL-së, u takua më 7 qershor, 2018, në Shkup dhe në punëtorinë që e organizoi BNJVL punoi në definimin e aktiviteteve konkrete të cilat rrjedhin nga qëllime e përcaktuara afatgjate, afatmesme dhe afatshkurte si dhe nga katër qëllimet specifike të dokumentit. Gjatë mbarë procesit, grupi pati përkrahjen e përfaqësuesit të BNJVL-së dhe nga eksperti i angazhuar për barazi gjinore. Pas vendosjes të të gjitha sfidave dhe aktiviteteve plotësuese do të përcaktohet versioni final i Strategjisë që nga fundi i muajit qershor do të ndahet në të gjitha komunat.

Strategjia për barazi gjinore të BNJVL-së është dokument i rëndësishëm që reflekton politikën e përgjithshme të Bashkësisë për realizimin e vizionit për institucionalizim të barazisë gjinore në NJVL dhe avancimin e mundësive të barabarta, përfshirë edhe përmes promovimit të zhvillimit dhe miratimit të vlerave dhe praktikave. Мisioni i BNJVL-së me këtë Strategji për barazi gjinore është t’i bashkojmë komunat për avancimin e barazisë gjinore; të definojnë politikë për barazi gjinore në nivel lokal dhe të realizojë koordinim të politikave nacionale për barazi gjinore në nivel lokal.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Ново - Годишен извештај

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

Гласило

Стратешки план 2011 - 2015

Родова еднаквост


ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.