Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
“Konferenca e tetë e qyteteve integruese dhe të qëndrueshme”
14 мај 2019
 

“Konferenca e tetë e qyteteve integruese dhe të qëndrueshme”

nga 1 deri më 5 shtator në Dubai

Nga 1 deri më 9 shtator 2019 në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe) do të mbahet “Konferenca e tetë e qyteteve integruese dhe të qëndrueshme”. Në konferencë do të marrin pjesë liderë dhe menaxherë nga autoritetet e qyteteve dhe komunat, si dhe nga organizatat e interesuara qeveritare dhe të biznesit dhe persona të shquar profesionalë nga sfera përkatëse.

Konferenca do t’i fokusohet zhvillimit të qytetit, avancimit, strategjive dhe zgjidhjeve të cilat mund t’u përgjigjen sfidave të ardhshme globale që u imponuan qyteteve dhe bashkësive në gjithë botën dhe thekson praktikat më të mira globale në sistemin komunal të punës. Do të promovohet zhvillimi i qyteteve inovative, të qëndrueshme dhe integruese dhe do të sigurohen strategji dhe zgjidhje më të reja për zhvillimin e qëndrueshëm urban në erën e revolucionit të katërt industrial. Ngjarja do t’u fokusohet edhe sektorëve të tjerë strategjikë që lidhen me qytetet e integruara dhe të qëndrueshme dhe përcaktimit të qëllimeve të ardhmërisë së shërbimeve të mençura dhe matjes së nivelit të progresit të komunave dhe qyteteve dhe mekanizmave më të rëndësishëm për investimet e ardhshme në qytetet, në erën e konkurrencën globale. Jemi dëshmitarë të paraqitjes së fenomenit të ndryshimeve klimatike, ndërsa qytetet aktualisht ballafaqohen me sfida ekologjike dhe klimatike, sidomos me nivele të larta të shirave dhe vërshimeve, kështu që reagimet strategjike të komunave dhe qyteteve duhet të rishikohen me vëmendje. Me qëllim të krijimit të bashkëpunimit të suksesshëm dhe ndërtimit të një partneriteti të fortë global ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe rajonin e Gjirit, është hapur ftesa për pjesëmarrje në këtë ngjarje shumë interesante. Në shtojcë është edhe letra zyrtare me informata shtesë për autoritetet e interesuara lokale.

8th GCC Municipalities and Smart Cities Conference-E-Association of the Units of Local Self-Government of the Republic of North Macedonia.doc



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.