ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Trajnim i realizuar për kryetarët lidhur me shfrytëzimin e veglës për llogaridhënie për shpenzimet e bartësve të funksioneve publike
2 јули 2018
 

Në hapësirat e BNJVL-së, më 21 maj, 2018, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u organizua trajnim për hartimin e raporteve financiare për shpenzime zyrtare të bartësve të funksioneve publike. Të ndarë në katër grupe, trajnimin e ndoqën kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e seksioneve për financim të komunave.

Bëhet fjalë për aktivitete që rrodhën nga takimi që në muajin maj e mbajti kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov me ministrin pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, të obliguar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë për shpenzimet e bartësve të funksioneve publike, që e emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë për ministrat e saj dhe bartësit tjerë të funksioneve publike. Në këtë takim u propozua të shqyrtohen mundësitë për zbatimin e tij edhe nga ana e funksionarëve publikë në pushtetin lokal. Këtë propozim kryetari BNJVL-së e parashtroi në seancën e pestë të Bordit drejtues të BNJVL-së, të mbajtur më 31 maj, 2018, ku u përmend se pushteti lokal është i pavarur dhe pushtet i veçantë dhe se as BNJVL as Qeveria nuk mund t’i japin obligime, por se me pranimin e shfrytëzimit të saj edhe nga ana e funksionarëve lokalë do të shfaqet dëshirë për shpenzim racional të parave të qytetarëve, si dhe transparencë më e madhe në punën e tyre. Bëhet fjalë për standarde të reja të sjelljes së funksionarëve publikë në vend, ku edhe pa presion të qytetarëve ata do të jenë të informuar ku shpenzohen paratë e tyre.

Në trajnimin e organizuar të pranishmit patën mundësi të informohen edhe në mënyrë praktike si t’i plotësojnë formularët elektronikë. Raportet financiare duhet të përmbajnë të dhëna për shpenzimet zyrtare të bartësve të funksioneve publike, ndërsa të cilat bëjnë pjesë në 16 pikët e vendosura në tabelën templejt. U hartua tabela templejt në Excel („Sluzhbeni-Troshenja_Tabela“) me dy Excel sheets (fletë):Financiar – është fleta në të cilën duhet të vendosen shpenzimet për të gjithë bartësit e funksioneve publike, ndërsa ,,Narative” është fleta në të cilën me përshkrim paraqiten shpenzimet, si dhe arsyeja dhe qëllimi i mjeteve të shpenzuara. U përmend se në faqen e internetit të Qeverisë së RM është vendosur edhe Udhëzim për shfrytëzimin e veglës http://vlada.mk/node/14298.

Megjithatë, tani te kjo vegël nuk janë shënuar komunat dhe funksionarët e pushtetit lokal. Revidimi, respektivisht plotësimi i veglës do të realizohen në periudhën e ardhshme, që kur do të përcaktohet cilët nëpunës duhet të japin llogaridhënia, përveç kryetarëve të komunave dhe që kur do të adaptohet struktura e shpenzimeve konform asaj që është lëndë e shpenzimeve nga funksionarët lokalë dhe për të gjithë ato për shfrytëzimin e veglave do të shqyrtohen nga ana e Bordit drejtues të BNJVL-së. Në takim kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e seksioneve për financa patën mundësi të parashtrojnë pyetje konkrete te përfaqësuesit e Qeverisë së RM, nga pjesa për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Ново - Годишен извештај

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

Гласило

Стратешки план 2011 - 2015

Родова еднаквост


ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.