ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Në Shkup do të mbahet mbledhja e pesëmbëdhjetë e Komitetit të përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian
11 септември 2018
 
Komiteti i përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian (KPK) më 11 shtator, 2018, në Shkup, në hotelin ,,Aleksandar Palas” do të mbajë seancën e pesëmbëdhjetë, me fillim në ora 09.00. Mbledhjen do ta zhvillojnë dy ko-kryesues, me nga një prej dy palëve Bllagoj Boçvarksi, kryetar i komunës së Shtipit, përfaqësues i vendit tonë dhe Jasna Gabriq, kryetar i komunës Tërbovlje, Slloveni, përfaqësues i Komitetit të rajoneve të BE-së. Kjo ngjarje mbahet në organizim të BNJVL-së dhe Ministrisë për vetëqeverisje lokale, në bashkëpunim me KPK.

Para të pranishmëve do të drejtohen edhe ministri për vetëqeverisje lokale të Republikës së Maqedonisë, Suhejl Fazliu; ministri pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i obliguar për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendore, Zoran Shapuriq; kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, si dhe udhëheqësi i sektorit politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Lukash Hollub, përfaqësuesi i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) Luiza Vinton dhe raportuesi i Komitetit të rajoneve për zgjerimin e BE-së dhe kryetari i Këshillit rajonal të rajonit autonom të Friuli - Venecie, Giulia, Franko Jakop.

Tema e parë, në të cilën çdoherë diskutohet në mbledhjet e KPK-së, ka të bëjë me ,,Shkëmbimin e angazhmaneve efektive të pushteteve lokale dhe rajonale në rrugën e aderimit ndaj BE-së”. Tema e dytë është e ndryshueshme dhe në këtë mbledhje të pesëmbëdhjetë është dedikuar në ,,Decentralizimin fiskal dhe politika e të dhënave lokale”. Për politikat e decentralizimit fiskal do të flasë kryetari i komunës së Velesit, Ace Kocevski dhe përfaqësuesi i Asociacionit suedez të pushteteve lokale dhe rajoneve (SALAR), Bo Leherius, me ç’rast delegatët e pranishëm do t’i parashtrojnë edhe këndvështrimet dhe qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Komiteti i përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian (KPK) është vendosur në vitin 2008, me qëllim t’a përgatisë bazën për zgjerimin e Bashkimit Evropian përmes avancimit të dialogut politik dhe bashkëpunimi midis pushteteve lokale dhe rajonale. E përbëjnë 22 delegatë, nga 11 nga çdo palë e kontraktuar dhe gjithashtu po aq zëvendës. Delegatët nga Republika e Maqedonisë janë kryetarët e komunave dhe këshilltarët. Gjeneralisht mbahen nga dy sesione në vit, një në Republikën e Maqedonisë, tjetra në Bruksel (Belgjikë). Mbledhja e fundit e KPK-së u mbajt më 3 maj, 2018, në Bruksel.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Одржлива Урбана Мобилност - Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.