ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Komisioni për financim të BNJVL-së miratoi disa Propozim – Rregullore për bllok dotacione, për vitin 2019
6 јули 2018
 

Komisioni për financim të BNJVL-së më 4 korrik të vitit 2018, në hapësirat e BNJVL-së mbajti seancën e dytë në të cilën u shqyrtuan disa propozim – rregullore për bllok dotacione për pushtetet lokale, për vitin 2019. Të pranishmit theksuan se nuk është kryer asnjë ndryshim të kritereve në lidhje me vitet e kaluara dhe nuk kanë vërejtje mbi metodologjinë e përdorur deri tani, por potencuan se nevojitet rritje të vlerës totale të mjeteve nga bllok dotacionet për të gjitha fushat. Posaçërisht u theksua gjendja në arsim, ku pothuajse të gjitha komunat që kanë kompetenca për arsimin e mesëm dhe fillor, në periudhën e kaluar gjenerojnë borxhe për zbatimin e kësaj kompetence, veçanërisht në pjesën e transportimit të nxënësve.

Siç vijonte komisioni miratoi: Propozim – Rregulloren për metodologjinë e përcaktimit të kritereve për shpërndarje të bllok dotacioneve dedikuar fushës së kulturës për vitin 2019, Rregulloren për metodologjinë e përcaktimit të kritereve për shpërndarje të bllok dotacioneve dedikuar arsimit fillor për komunë për vitin 2019, Propozim – Rregulloren për metodologjinë e përcaktimit të kritereve për shpërndarje të bllok dotacioneve dedikuar arsimit të mesëm për komunë për vitin 2019, Propozim – Rregulloren për metodologjinë e përcaktimit të kritereve për shpërndarje të bllok dotacioneve dedikuar institucioneve publike për fëmijë – kopshte për fëmijë për komunë për vitin 2019 dhe Propozim – Rregulloren për metodologjinë e përcaktimit të kritereve për shpërndarje të bllok dotacioneve dedikuar shtëpive për të moshuar për vitin 2019.

Kryetari i Komisionit për financim të BNJVL-së dhe Kryetar i komunës së Velesit, Ace Kocevski theksoi se duhet të fillojnë takimet me pushtetin qendror, në të cilat do të prezantohen ,,Qëndrimet të sistematizuara të BNJVL-së” të miratuara para ca kohe, në veçanti qëndrimet që i dedikohen mundimeve për të siguruar qëndrueshmëri financiare më të madhe të komunave. Pas përmbylljes së kësaj seance Komisioni për financim caktoi seancën e 32-të të Komisionit për ndjekjen e zhvillimit të sistemit të financimit të komunave, i cili udhëhiqet nga kryetari Ace Kocevski. Në këtë komision janë anëtarë pesë përfaqësues nga BNJVL-ja dhe nga një përfaqësues të këtyre ministrive: Ministria për vetëqeverisje lokale, Ministria për financa, Ministria e arsimit dhe shkencës, si edhe Ministria për punë dhe politikë sociale.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Одржлива Урбана Мобилност - Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.