ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Komisioni për ndjekjen e zhvillimit të sistemit për financim të komunave mbajti seancën e 32-të, në hapësirat e BNJVL-së
9 јули 2018
 

Komisioni për ndjekjen e zhvillimit të sistemit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, më 4 korrik të vitit 2018, mbajti seancën e 32-të të radhës. Në këtë seancë u shqyrtuan dhe miratuan propozim rregulloret mbi metodologjitë për përcaktim të kritereve për shpërndarje të bllok dotacioneve dedikuar kulturës, arsimit fillor dhe të mesëm, kopshteve dhe shtëpive për të moshuarit. Në takimin në fjalë, anëtarët e BNJVL-së i ftuan edhe përfaqësuesit e organizatave donatore të pranishme në Republikën e Maqedonisë, që përkrahin projekte në fushën e vetëqeverisjes lokale.

Përfaqësuesja e MASH-it theksoi se për vitin që vjen është paraparë rritje të bllok dotacioneve për arsim, dhe po ashtu në formulën ekzistuese nuk ka ndryshime të mëdha përveç disa përmirësimeve në financimin dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara. Sipas analizave nga mjetet e përcaktuara për arsimin fillor, 84% prej tyre do të nevojiten për të paguar pagat e mësuesve, kurse për arsimin e mesëm më shumë se 70% prej tyre do të nevojiten për pagat dhe 20% për transportimin e nxënësve. Duke e marrë parasysh faktin se numri i nxënësve vazhdimisht zvogëlohet, nga MASH theksuan se komunat duhet të qasen më seriozisht drejt zbatimit të racionalizimit të rrjeteve shkollore komunale, ndërmarrjes së masave për kursimin e energjisë, përgatitja e furnizimeve publike më të qëndrueshme për transportim të nxënësve dhe të tilla.

Kryetari i Komisionit për financim, Ace Kocevski theksoi se mungesa e mjeteve financiare në të gjitha bllok dotacionet është e dukshme, dhe kjo më së shumti në fushën e arsimit, ku pavarësisht mundimeve për „punë kursimtare“ nga ana e komunave, prapë së prapë mjetet nuk mjaftojnë për zbatimin e kompetencave. Në këtë drejtim, ai potencoi se duhet të qaset drejt rihulumtimit të efekteve nga koncepti i deritanishëm i organizimit të implementimit të decentralizimit të pushtetit në vend, si edhe të përpilohet një analizë krahasuese të organizimit të këtij sistemi në vendet e BE-së dhe në rajon, përvojat e mira e të cilave mund të shërbejnë si bazë nga do të ofrohen rekomandimet e ardhshme për revidim të konceptit të deritanishëm të organizimit të pushtetit lokal. Konkretisht kjo ishte arsyeja për të cilën ishin ftuar në takim edhe përfaqësues të organizatave donatore të huaja, nga të cilët u kërkua përkrahje rreth përpilimit të analizave të tilla cilësore. Duke e marrë në konsideratë afatin e shkurtër për caktimin e datës së takimit, në të njëjtën morrën pjesë vetëm përfaqësues të UNDP-së dhe Bankës Botërore. Ata prezantuan projektet e tyre aktuale që implementohen në vendin tonë, si edhe analizat e kryera në këtë drejtim dhe mundësitë për të ofruar përkrahje të tillë. U konstatua se deri tani janë analizuar disa segmente të ndara nga pushteti lokal, prandaj nevojitet të zhvillohet një analizë më të gjerë, e cila do të japë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të anëve pozitive deri më tani, por edhe të atyre negative ose mangësive dhe më në fund rekomandime për zhvillimin e mëtejshëm të organizimit të pushtetit lokal në vend.





назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Одржлива Урбана Мобилност - Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.