Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Hackathon “Garë inovative për zgjidhjen e sfidave!” – si mënyrë për bashkëpunim të pushtetit lokal dhe sipërmarrësve
5 септември 2019
 

 

Më 11 dhe 12 shtator 2019, në Shkup, në “City Hall Center” do të mbahet hackathon “Garë inovative për zgjidhjen e sfidave!” në të cilin janë ftuar përfaqësues nga pushteti lokal dhe sipërmarrës dhe kompani nga vendi. Hackathon-i është pjesë e projektit “Përmirësimi i qeverisjes komunale”, të cilin e zbaton UNDP-ja në partneritet me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Para të pranishmëve do të prezantohen sfidat dhe mundësitë në sektorin e “qyteteve të mençura” (në nivel lokal dhe global) dhe janë paraparë edhe konsultime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e komunave dhe me ekspertë. Sipërmarrësit dhe kompanitë e vendit kanë mundësi të informohen lidhur me sfidat lokale dhe njëkohësisht të punojnë për tejkalimin e tyre. Për zgjidhjet më të mira të kompanive, ku është përfshirë edhe zbatimi dhe pilotimi i tyre, do të sigurohen financa në vlerë deri në 40.000 dollarë amerikanë. Po ashtu do të sigurohen edhe trajnime nga ana e ekspertëve vendorë dhe të huaj dhe para të gjithash kompanitë do të kenë mundësi të ndikojnë në mënyrë të vërtetë ndaj eko sistemit lokal dhe global të inovacioneve.

Tre komunat e para të cilat do të marrin pjesë janë: Gostivari, Velesi dhe Strumica. Pushtetet lokale dhe banorët e këtyre komunave identifikuan këto sfida si pesë probleme më të vështira: qentë endacakë, turizmi lokal, përmirësimi i qasjes deri te shërbimet lokale, hapësira publike dhe kujdesi për banorët e moshuar.

Më shumë informacione, mundësi për t’u regjistruar dhe për t’u njohur me agjendën ditore mund të gjenden në faqen e internetit: www.tech4muni.mk.

назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.