ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Përfaqësuesit e pushteteve lokale maqedonase dhe evropiane diskutuan për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, si edhe për sfidat e decentralizimit fiskal, në Shkup
13 септември 2018

,,Të gjitha aktivitetet e Republikës së Maqedonisë i dedikohen hapjes së datës për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Jam i bindur se më 30 shtator, qytetarët do të përzgjedhin Unionin, me ç´rast do të hyjmë në reforma më intensive, mes cilave dhe ato në nivel lokal. Një ndër prioritetet kyçe të të gjitha njësive të vetëqeverisjes lokale ose të BNJVL-së është sigurimi i pavarësisë më të madhe për komunat. Konkretisht edhe një nga temat e këtij takimi i dedikohet kësaj çështjeje tepër të rëndësishme. Mundimet e BNJVL-së janë në drejtim të revizionit më serioz të implementimit trembëdhjetëvjeçar të pushtetit lokal dhe decentralizimit fiskal, përshpejtimi i procesit të sigurimit të më shumë mjeteve për komunat me qëllim zbatimi i kompetencave të transferuara, krijimi i mekanizmave për grumbullim maksimal të burimeve vetjake të të hyrave dhe krijimi i politikave të reja për tatimet lokale. Në veçanti është i papranueshëm fakti që akoma kemi komuna që në fund të vitit kanë bilanc minimal të mjeteve të grumbulluara nga tatimet vetjake, ose komuna që nga viti 2005 nuk kanë kryer rivlerësim të vlerës së pronave në territoret e tyre, që paraqet bazë për përcaktim të një ndër tatimeve më të rëndësishme të pushtetit lokal. Në këtë proces përvojat tuaja nga kjo fushë do të kenë rëndësi të madhe për ne”.

E lartpërmendura u theksua nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në seancën e pesëmbëdhjetë të Komitetit të përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian (KPK), që u mbajt në Shkup, më 11 shtator 2018, në hotelin ,,Aleksandar Palace”. Në këtë seancë morrën pjesë kryetarë dhe këshilltarë nga vendi ynë dhe vendet anëtare të BE-së, që janë delegatë të këtij trupi, kurse fjalime mbajtën: ministri për vetëqeverisje lokale të Republikës së Maqedonisë, Suhejl Fazliu; ministri pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i obliguar për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendore, Zoran Shapuriq; udhëheqësi i sektorit politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Lukas Holub; përfaqësuesi i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) Luiza Vinton dhe raportuesi i Komitetit të rajoneve për zgjerimin e BE-së dhe kryetar i Këshillit rajonal të rajonit autonom në Itali, Franko Iakop.

Komiteti i rajoneve u themelua më 2008, me qëllim që të përgatisë bazën për zgjerim të BE-së nëpërmjet avancimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit midis pushtetit lokal dhe rajonal. Ky trup udhëhiqet nga dy bashkë – kryesues. Pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar kryetari i komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski u zgjodh bashkë – kryesues nga Republika e Maqedonisë, kurse nga Komiteti i Rajoneve bashkë – kryesues është Jasna Gabriq, kryetare e komunës së Tëbovljes (Slloveni). Kryetari Boçvarski i mirëpriti kolegët evropianë dhe theksoi se përvojat në procesin e tejkalimit të sfidave në pushtetin lokal do të kenë një rëndësi të veçantë për komunat tona, posaçërisht ato që i dedikohen zhvillimit të mëtejshëm të procesit të decentralizimit fiskal.

Kryetarja e komunës së Tërbovljes shprehu urimet e saj për hapat që ka ndërmarrë vendi ynë në rrugën drejt BE-së edhe për zhvillim intensiv të marrëdhënieve të mira fqinje, prandaj dhe uroi referendum të suksesshëm si një ndër kushtet kryesore për nisje të bashkëbisedimeve për anëtarësim në BE. Ajo informoi se tashmë po përgatitet IPA 3, që do të miratohet në fund të vitit dhe do të përfshijë mjete për pushtetin lokal.

Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu theksoi se kjo është periudha kur Qeveria e Republikës së Maqedonisë është tërësisht e përkushtuar mbi aktivitetet për anëtarësim në BE. Ai është i bindur se referendumi do të jetë një akt demokratik për qytetarët dhe njëkohësisht do të paraqesë konfirmim të vullnetit të tyre për perspektivën euroatlantike të vendit. Një ndër prioritetet e qeverisë është përforcimi i bashkëpunimit rajonal, por njëkohësisht edhe i përkushtohet zhvillimit të mëtejshëm të procesit të decentralizimit të pushtetit, ku theks të veçantë i vihet decentralizimit fiskal, si edhe sigurimit të zhvillimit të barabartë rajonal. Ai potencoi se pret që komunat tu drejtohen përdorimit gjithëpërfshirës të mjeteve nga fondet evropiane, posaçërisht, mjetet nga IPA programet, në pjesën e bashkëpunimit ndërkufitar, dedikuar pushtetit lokal.

-„Marrëdhënia dhe bashkëpunimi partner i pushtetit lokal me atë qendror kanë rëndësi kyçe për arritjen e rezultateve të mira në interes të qytetarëve“ tha ministri Shapuriq. Ai theksoi se vendi ynë do të tejkalojë shpejtë dhe lehtë të gjitha sfidat që do tu dalin në rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane, kuptimisht me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, fondeve evropiane dhe përvojat e anëtareve të tjera të BE-së. Sipas tij, krahas implementimit të dispozitave evropiane rëndësi të madhe duhet tu kushtohet paraprakisht edhe implementimit të standardeve evropiane, që duhet të paraqesin përditshmëri në punën e çdo individi edhe institucioni në vend.

Përfaqësuesi i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në vendin tonë, Luiza Vinton, theksoi se organizata e saj, siç ka vepruar deri tani edhe në të ardhmen do tu kushtojë përkrahje të veçantë pushtetit qendror dhe lokal. -,, Mendoj se kjo është një periudhë tepër emocionuese për vendin prandaj dhe konsideroj se referendumi do të hapë rrugën drejt Unionit, si edhe do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së kushteve jetësore për të gjithë qytetarët” tha Vinton dhe në vazhdimësi i shpjegoi pesë drejtimet kryesore mbi të cilat duhet të bazohen aktivitetet e pushtetit lokal që do të ndërmerren në periudhën vijuese.

Udhëheqësi i sektorit politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Lukas Holub potencoi ditën e 30 shtatorit si një moment kritik të vendimmarrjes nga ana e qytetarëve të këtij vendi. Ai theksoi se rreth 70% të rregullativës evropiane implementohen në nivel lokal dhe në këtë drejtim përkrahja që do tu ofrohet pushtetit lokal do të ketë një rëndësi të veçantë. Bashkimi Evropian nëpërmjet fondeve paraqasëse ka përkrahur projekte infrastrukturore, por edhe programe për sundimin e ligjit, aktivitete të pushteteve lokale, aktivitete të tjera me rëndësi për vendin dhe qytetarët.

Ndryshimi i qëndrimit të deritanishëm statik të Bashkimit Evropian rreth çështjes së zgjerimit të saj paraqet një pikë e ndritshme për vendet e Ballkanit Perëndimor potencoi raportuesi i Komitetit të rajoneve për zgjerimin e BE-së dhe kryetar i Këshillit rajonal të rajonit autonom në Itali, Franko Iakop. Më pas informoi se rezultatet nga analizat e raportit të Komitetit të rajoneve tregojnë ndryshime pozitive dhe prirje për zgjerim të Unionit, kështu që pritet në fund të muajit qershor të vitit që vjen, vendi ynë dhe Republika e Shqipërisë të fitojnë datën për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Në pjesën e dytë të seancës, që iu dedikua temës ,,Decentralizimi fiskal dhe politika e tatimeve lokale”, kryetari i komunës së Velesit, Ace Kocevski shprehu qëndrimet e BNJVL-së lidhur me nevojën urgjente për decentralizim fiskal më të thelluar. Ai potencoi se pjesa më e madhe e të ardhurave të komunave, respektivisht 60% burojnë nga transferimet e pushtetit qendror, që paraqet bazë për futje në rrezik të pavarësisë dhe vetëqëndrueshmërisë së komunave, prandaj dhe duhet të ndryshohet urgjentisht. Sipas tij procesi i decentralizimit në vendin tonë për një kohë të gjatë është lënë pas dhe është temë e harruar e cila ka grumbulluar shumë disavantazhe, mes cilave përmendim njëzet komuna të bllokuara që nuk mund të funksionojnë siç duhet, borxhe të pushteteve lokale me vlerë rreth 250 milionë euro, shumë vështirësi në zbatimin e kompetencave themelore sidomos në arsim, nivel i ulët të grumbullimit të taksave personale, politikë tatimore të papërshtatshme në nivel lokal, sistem joadekuat të barazimit financiar, kapacitete administrative të dobëta, zhvillim i barabartë rajonal joadekuat, ndërmarrje publike komunale joefikase që shërbejnë për të punësuar kuadro partiake dhe një sërë sfida të tjera. Në fjalimin e tij Kocevski shkurtimisht theksoi mundimet e BNJVL-së për sigurimin e decentralizimit fiskal efikas, nëpërmjet rritjes së dukshme të mjeteve nga bllok dotacionet për zbatim të kompetencave, rritjen e përfshirjes së TVSH-së nga 4,5% në 10% në favor të komunave dhe tatimi personal nga të tanishmet 3% në 50%. Në vazhdim i theksoi edhe mundimet për krijimin politikave adekuate të tatimeve lokale dhe përdorimi i mekanizmave për sigurim të arkëtimit më të madh të të ardhurave personale, themelimi i sistemit të drejtë për barazim, bashkëpunim më të madh me pushtetin qendror në fazën e përcaktimit të buxhetit, me qëllim ndjekja dhe ndikimi mbi përcaktimin e mjeteve për pushtetet lokale, si edhe përgatitja e raporteve tremujore dhe takimeve. Duhet ndëshkuar pa hezitim secili autoritet lokal për çdo keqmenaxhim dhe shpenzim të kotë të parave të qytetarëve dhe në vend që të shpenzohen mjete për paga për një administratë masive dhe joefektive, do të ishte më mirë të punësohej një administratë e vogël profesionale në komunat dhe ndërmarrjet publike.

Gjatë kësaj seance, përfaqësuesit e pushteteve lokale evropiane, mes cilave ato nga Suedia, Irlanda, Skocia, Italia dhe Greqia i shprehën përvojat e tyre gjatë implementimit dhe krijimit të decentralizimit fiskal në vendet e tyre, meqë njëkohësisht shprehën dhe përkrahjen e tyre që vendi ynë të anëtarësohet në BE.

Pas diskutimeve gjithëpërfshirëse, dy bashkë – kryesuesit Boçvarski dhe Gabriq, përmbyllën seancën e pesëmbëdhjetë të KPK-së me dëshira të sinqerta për anëtarësim më të shpejtë të vendit tonë në familjen evropiane.

                      



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Одржлива Урбана Мобилност - Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.