Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Bordi drejtues i BNJVL-së mbajti seancën e tij të dymbëdhjetë
8 ноември 2019
 

Bordi drejtues i BNJVL-së, më 6 nëntor 2019 mbajti seancën e tij të dymbëdhjetë, në të cilën u rishikuan një sërë çështjesh aktuale të lidhura me zbatimin e kompetencave të autoriteteve lokale, si dhe me punën e BNJVL-së.

Në fillim të seancës, të pranishmit rishikuan Propozim-buxhetin e BNJVL-së për vitin 2020, Planin e punës së BNJVL-së për vitin 2020 dhe Planin e furnizimeve publike për vitin e ardhshëm. Këto dokumente të rëndësishme për punën e BNJVL-së u miratuan njëzëri nga Bordi drejtues, ndërsa ato do të rishikohen edhe nga ana e Kuvendit gjeneral të BNJVL-së. U caktua se seanca e ardhshme, e pestë e këtij trupi më të lartë të BNJVL-së (Kuvendi gjeneral) do të mbahet më 5 dhjetor 2019 në Shkup. Në seancë u dha propozim për anëtar të ri në Komitetin e këshillave të BNJVL-së nga Rajoni planifikues i Pollogut, për shkak të ndryshimeve në pozicionin e përfaqësuesit aktual në këtë trup, që duhet të nxirret para Kuvendit gjeneral.

BNJVL-ja po përgatitet edhe për miratimin e një plani të ri strategjik për periudhën e viteve 2021 – 2026 dhe për këtë arsye anëtarët e Bordit drejtues përcaktuan përbërjen e Komisionit për planifikim strategjik të BNJVL-së, i cili në periudhën e ardhshme duhet të punojë në mënyrë aktive për të përcaktuar drejtimet e mëtejshme të veprimit të Bashkësisë.

Në këtë seancë u formua edhe Grup lobimi për barazi gjinore të burrave dhe femrave, në të cilin do të marrin pjesë të gjitha kryetare komunash, kryetare këshillash dhe një numër i caktuar kryetarë komunash. Qëllimi i këtij grupit të lobimit është përfaqësimi i interesave të politikave lokale gjinore para pushtetit qendror.

Të pranishmit u informuan edhe për aplikimin e sistemit për informim masovik dhe paralajmërim të qytetarëve 112, i cili kohët e fundit u prezantua para Rrjetit të NJTZ-ve të BNJVL-së. Nga komunat pritet që ta pranojnë dhe ta mbështesin këtë sistem, kështu që ato do të duhet të caktojnë një person nga radha e të punësuarve i cili do të ketë qasje në sistem dhe do t’i pranojë thirrjet e ridrejtuara, por edhe do t’i regjistrojë të gjitha të dhënat e nevojshme të përcaktuara paraprakisht.

Në seancë u prezantua edhe informatë për propozim – dokumentin e Grupit punues përgjegjës për përcaktimin e aspektit formal – juridik dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm në procesin e decentralizimit. U theksua se deri më tani janë mbajtur disa takime, në të cilat përveç përfaqësuesve të pushtetit lokal ka përfaqësues nga Ministria e Vetëqeverisjes lokale, të udhëhequr nga ministri Milevski, si dhe përfaqësues nga Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe ministri të caktuara. U theksua se në sfera të caktuara janë arritur pajtueshmëri midis BNJVL-së dhe pushtetit qendror, sidomos me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, por se ka ende paqartësi të caktuara rreth qëndrimeve me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa pajtueshmëri e pjesshme është arritur edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bëhen analiza të qëndrimeve dhe propozimeve të përmbledhura dhe pastaj do të vijojë qasja analitike për përcaktimin e të gjitha ligjeve të cilat duhet të ndryshohen me qëllim që të sigurohet pajtueshmëri me qëndrimet e përcaktuara. Po bëhen përpjekje që një pjesë e ligjeve të përcaktuara të hyjnë në procedurë parlamentare deri në fund të vitit dhe të pranohen para shpërbërjes së Kuvendit.



Anëtarët e Bordit drejtues morën konkluzione të caktuara për kërkesat e dërguara në BNJVL. Ndër to ishte iniciativa e Komunës së Kumanovës për ndryshime të caktuara të Ligjit për shpronësim, pastaj iniciativa e Komunës së Mogillës rreth rregullimit të statusit të bashkësive vendore; kërkesa e ADKOM-it për takim të përbashkët me Bordin drejtues të BNJVL-së dhe kërkesa e Shoqatës së pensionistëve për nënshkrim të një Memorandumi të ri të bashkëpunimit. Lidhur me Ligjin për shpronësim u propozua që të dërgohet iniciativa deri te të gjitha komunat me qëllim që të sigurohen edhe vërejtje të tjera, e pastaj ato t’i rishikojë Komisioni për urbanizëm i BNJVL-së. Për çështjen rreth statusit të bashkësive vendore u theksua se e njëjta tashmë është pjesë e negociatave me pushtetin qendror për valën e re të decentralizimit.

U prezantua edhe kërkesa e kryetarit të Komunës së Dibrës për t’u siguruar mbështetje nga pushteti qendror për kthimin e borxheve që i kanë ndërmarrjet publike ndaj institucioneve shtetërore, sidomos ndaj Fondit të Shëndetësisë. Në diskutim u përfshinë edhe kryetarë të tjerë komunash, të cilët theksuan se ka ndërmarrje publike të cilave u janë transferuar borxhet nga ana e pushtetit qendror, me ç’rast u kërkua që të shlyhen vetëm kamatat. U mor konkluzion që BNJVL-ja në konsultime me komunat të konstatojë se sa janë borxhet e ndërmarrjeve publike të komunave, përfundimisht me datën 31 tetor 2019, me të dhëna të ndara se sa është borxhi kryesor, e sa janë kamatat.

Të pranishmit i kushtuan vëmendje të veçantë rishikimit të iniciativës të disa komunave më të vogla, si dhe të komunave të Rajonit të Pellagonisë, rreth mirëmbajtjes së rrugëve rajonale. U theksua pakënaqësia e përgjithshme për mosmirëmbajtjen e këtyre rrugëve, sidomos në periudhën e dimrit, si dhe pakënaqësia për shkak të shkatërrimit të tyre të vazhdueshëm, ku dominojnë ndërmarrjen e pyjeve gjatë transportit të drunjte. Qytetarët për këto gjëra i drejtohen pushtetit lokal dhe theksojnë atje pakënaqësinë e tyre, edhe pse ai nuk është përgjegjës për rrugët rajonale. U mor konkluzion që BNJVL-ja të dërgojë shkresë në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore në të cilën do të theksohen vërejtjet konkrete dhe do të ofrohen edhe opsione të caktuara për mirëmbajtjen e mëtejshme të këtyre rrugëve.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut prezantuan mundësinë e autoriteteve lokale për prezantim në panairin “DUBAI EKSPO” që do të mbahet nga 20 tetori 2020 deri më 10 prill 2021. Është paraparë që komunat të prezantohet të para, në periudhën prej 25 ditësh, përkatësisht diku deri në mesin e nëntorit të vitit 2020, kështu që hapësira e pavijonit prej 385 m2 është siguruar falas, ndërsa ka edhe një sërë benefitesh të tjera rreth transportit të materialeve dhe e ngjashme. U mor konkluzion që BNJVL-ja t’i dërgojë deri te komunat të gjitha informacionet më të hollësishme për këtë ngjarje, ndërsa ato deri më 15 dhjetor 2019 të prononcohen për interesimin e tyre për të marrë pjesë në “Dubai Ekspo”.

Diskutim u zhvillua sidomos rreth përcaktimit të iniciativave të BNJVL-së në Ligjin e ri për legalizim, i cili është në procedurë. U bë fjalë për shumën e taksave komunale të cilën do ta arkëtojë komuna për sigurimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara të paligjshme pas datës 03 mars 2011, nëse ato janë në përfshirjen e planifikimit. U theksua edhe nevoja për sigurim të një procedure të saktë përkatëse dëshmuese të përcaktuar me ligj, përmes së cilës do të sigurohen prova relevante për periudhën e ndërtimit të objekteve për të cilat do të parashtrohen kërkesa për legalizim, si dhe të përcaktohen në mënyrë të saktë zonat e ndaluara për ndërtim, për të cilat komuna nuk do të mund fare të sigurojë legalizim.

назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.