Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Komunat do të zhvillojnë shërbime sociale me grant prej 10.8 milionë eurosh
4 ноември 2019
 

 

Përfaqësuesit e departamenteve të zhvillimit ekonomik lokal dhe personat e përgjegjshëm të komunave për çështjet e sferës së punës sociale, më 31 tetor 2019, në hapësirat e Qendrës së Trajnimeve të BNJVL-së kishin mundësi të informohen me “Projektin për përmirësim të shërbimeve sociale”. Ngjarjen e organizoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me BNJVL, me qëllim që autoritetet lokale të informohen hollësisht për mundësitë për zhvillim të shërbimeve sociale, në përputhje me nevojat e përdoruesve.

“Kjo është një mundësi e mirë për t’u mbështetur pushteti lokal në sigurimin e shërbimeve sociale për qytetarët e vetë. Veçanërisht që vjen në momentin kur BNJVL-ja së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizojnë aktivitete të shumta për përcaktimin e mundësive për thellimin e procesit të decentralizimit dhe transferimin e më shumë kompetencave në nivel lokal, ndër të cilat edhe kompetencat e sferës së mbrojtjes sociale. Prandaj këtë trajnim e konsideroj si i dobishëm për administratën lokale për përgatitjen e tyre se si ata në të ardhmen të menaxhojnë në mënyrë të pavarur me këto mjete dhe të realizojnë projekte të cilat do të sigurojnë mbrojtje për qytetarët e grupeve sociale në mjedisin e tyre”, theksoi Dushica Perishiq, drejtoreshë ekzekutive e BNJVL-së.

U theksua se në muajin dhjetor do të hapet thirrja dhe komunat do të mund të aplikojnë për grante për këtë projekt, të destinuara për projekte për zhvillim të shërbimeve sociale në bashkësitë lokale, duke përfshirë shërbimin e drejtpërdrejtë social, ndihmën për një individ ose familje, kujdesin shtëpiak, asistencën personale, kujdesin ditor, kujdesin e përkohshëm, shtëpitë e vogla grupore, qendrat ditore dhe shërbimet për jetesë me mbështetje dhe shërbimet e tjera inovative në bashkësi. Komunat i zgjedhin vetë partnerët për aplikim për fitim të grantit të projektit, ndërsa marrëveshjen e lidhin tri palët: MPPS-ja, komuna dhe partneri.

- “Një nga objektivat kryesore të projektit është zhvillimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale në bashkësitë lokale, në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe rritjen e qasjes deri te shërbimet sociale të destinuara për grupet e rrezikuara të qytetarëve, personat e moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe personat e tjerë, për të cilën gjë janë siguruar gjithsej 10.8 milionë euro, kredi e Bankës Botërore, për një periudhë të implementimit prej pesë vjetësh”, theksoi Dushan Tomshiq nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Të pranishmit në prezantim u informuan për Ligjin e ri për mbrojtjen sociale, në të cilin janë zhvilluar shërbime të reja të sferës së punës sociale dhe me realizimin e këtij projekti faktikisht fillon edhe implementimi i tyre praktik. Në Ligj janë përcaktuar në mënyrë të saktë edhe obligimet e pushtetit lokal, e një nga ato është që komuna të formojë një Këshill të mbrojtjes sociale. Komunat sidomos do të kenë mundësi të zhvillojnë “shërbime këshillimi”, ku mund të marrin mbështetje nga organizatat joqeveritare, kompani, ekspertë, si dhe “shërbime shtëpiake”, ku dominojnë nevojat për të ndihmuar personat e moshuar. Komunat do të kenë një rol të madh në identifikimin e nevojave të vërteta të përdoruesve të shërbimeve sociale dhe shënimin e hapësirës sociale të kategorive më të rrezikuara. U theksua se ata që do të ofrojnë shërbime sociale duhet të kenë licencë, t’i përmbushin standardet e përcaktuara, ndërsa procedura është vënë në faqen e internetit të MPPS-së. U pritet që të arrihet një efekt i dyfishtë: të rritet mbështetja në mbrojtjen sociale dhe të mundësohet punësimi i personave të cilët dëshirojnë të përfshihen në dhënien e shërbimeve sociale.

U theksua se për realizimin e projektit u hap një zyrë e projektit, e cila do të mundësojë mbështetje për realizimin e projektit të komunave, me qëllim që komunat të jenë të gatshme për thirrjen, ndërsa do të formohet edhe një Komision i cili do t’i shqyrtojë dhe miratojë aplikacionet.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.