Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Doli nga shtyp numri i ri i Gazetës së BNJVL-së
5 јули 2019
 

 

Bordi drejtues i BNJVL-së në muajin qershor realizoi takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në të cilin morën pjesë edhe këshilltarë nga kabineti i tij. Në takim u dakordua korniza kohore për dinamikën e aktiviteteve të cilat shkojnë në drejtim që nga 1 janari 2020 të fillojë realizimi i një vale të re në zhvillimin strategjik të decentralizimit të pushtetit lokal në vend, sigurimi i një stabiliteti më të madh financiar të njësive të pushtetit lokal dhe transferimi fazor i kompetencave nga niveli qendror në atë lokal, në sferat ku do të vlerësohet se ajo gjë është e mundshme dhe e nevojshme.

Në muajin qershor, në Strugë seancë mbajti edhe trupi më i lartë i BNJVL-së, Kuvendi gjeneral. Kryetarët e komunave, si dhe përfaqësuesit e këshillave komunale të cilët janë delegatë të këtij organi më të lartë të BNJVL-së diskutuan për sfidat aktuale të pushtetit lokal, miratuan Raportin financiar të Bashkësisë për vitin e kaluar, si dhe ndryshime dhe plotësime të caktuara statutore. Kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov në fjalimin e tij theksoi nevojën që njësitë e pushtetit lokal të jenë maksimalisht vetëkritike në pjesën e mbledhjes së të ardhurave vetanake, përkatësisht të ndërmarrin aktivitete urgjente për ta kompletuar bazën e objekteve që janë objekt të tatimit dhe të kryejnë rivlerësimin e bazës tatimore, sipas metodologjisë aktuale. Seancë mbajti edhe Bordi mbikëqyrës i BNJVL-së, ku gjatë shqyrtimit të Raportit financiar anëtarët theksuan rëndësinë se komunat duhet ta paguajnë rregullisht anëtarësinë.

Komiteti i Përbashkët Konsultativ midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian (KPK) këtë muaj mbajtën takimin e gjashtëmbëdhjetë në Bruksel, na të cilin morën pjesë edhe delegatë nga BNJVL-ja. U diskutua për sfidat, por edhe për progresin e decentralizimit në vendin tonë, ndërsa një nga të dyja temat ishte kushtuar forcimit të qeverisjes së mirë.

Anëtarët e Komisionit për urbanizëm dhe planifikim hapësinor të BNJVL-së mbajtën seancën e tretë në të cilën diskutuan për Draft – Ligjin për planifikim urbanistik, i cili është në procedurë parlamentare. Seancë mbajti edhe Komisioni për ndjekjen e zhvillimit të sistemit të financimit të komunave, ku mes tjerash u konstatua se autoritetet lokale kanë nevojë për më shumë mjete financiare për zbatim adekuat të kompetencave. U mbajtën edhe më shumë trajnime me administratën komunale, si dhe punëtoria për këshilltarë nga grupi tematik punues për financim dhe buxhet me temë “Buxhetimi participativ dhe buxheti qytetar”.

Për të gjitha këto, por edhe për aktivitete të tjera që i realizoi BNJVL-ja në muajin qershor, do të lexoni më gjerësisht në numrin e qershorit të Gazetës së BNJVL-së.



Gazetë qershor 2019



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.