ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Punëtori të përfaqësuesve të Rrjetit të BNJVL-së për MRNJ dedikuar përgatitjes së rregulloreve mbi punën e njësive zjarrfikëse
12 јули 2018
 
Përpilimi i ,,Rregullores për procedurën e menaxhimit të efektit të të punësuarve në NJTZF“ dhe ,,Rregullores për pagimin e rrogave, procedurën dhe kriteret për punësim të zjarrfikësve“ ishte tema e punëtorisë që u mbajt më 10 korrik të vitit 2018, në Qendrën e trajnimeve të BNJVL-së dhe në të njëjtën morrën pjesë anëtarët e Rrjetit të resurseve njerëzore (MRNJ) pranë BNJVL-së. Të pranishmit shqyrtuan propozim dokumente të këtilla të përpiluara nga personat për MRNJ nga disa komuna, të cilët ishin baza për zhvillim të diskutimit në drejtim që komunat me njësi TZF në teritorret e tyre të përgatisin rregullore më adekuate.

Gjithashtu u diskutua për zbatimin e procedurës për punësim dhe vlerësim të zjarrfikësve, me qëllim sigurimi i kandidatëve më cilësorë dhe më pas për nevojën e përcaktimit të avancimit të vazhdueshëm të aftësive dhe njohurive të zjarrfikësve. Të pranishmit theksuan se nuk mund të sigurohet literatura e duhur për arsimimin e këtyre kuadrove, prandaj u diskutuan mundësitë për trajnim shtesë të tyre, si edhe kush duhet të mbulojë shpenzimet financiare për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. U diskutua edhe mënyra e sistematizimit të vendeve të punës për zjarrfikës, si edhe çështja nëse është e nevojshme të formohet një departament të veçantë për mbrojtje dhe shpëtim, ku mund të përfshihen edhe NJTZF-të, dhe në këto raste a do të fitojnë komunat aprovim nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë.

Gjatë përfundimit të punëtorisë, të pranishmit theksuan se janë qartësuar shumë çështje të paqarta lidhur me përpilimin adekuat të këtyre rregulloreve. Diskutimi do të kontribuojë në sigurimin e unifikimit të caktuar të komunave gjatë përgatitjes së rregulloreve, posaçërisht në pjesën e përcaktimit të procedurave që përfshijnë këtë fushë, si edhe do të kontribuojë në tejkalimin e ndryshimeve dhe mosharmonizimit midis komunave gjatë pagimit të rrogave të të punësuarve në NJTZF dhe mënyra e organizimit të këtyre njësive. Të pranishmit diskutuan në drejtim të nevojës për harmonizim të procedurave për punësim të zjarrfikësve, po ashtu mënyra e selektimit dhe zgjedhjes së tyre, por edhe tejkalimi i problemit me aktakuzat e dërguara nga ana e zjarrfikësve. Gjithashtu u theksua se komunat që nuk kanë përgatitur dokumente të tilla duhet të nisin përgatitjen e tyre.

Në fund të takimit u përcaktua që takimi i ardhshëm të mbahet në fund të gjysmës së dytë të muajit gusht, kur një grup punues më i vogël të anëtarëve të Rrjetit për MRNJ në bashkëpunim me përfaqësues të Rrjetit për NJTZF pranë BNJVL-së do të përgatisin disa modele të caktuara të këtyre rregulloreve.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Ново - Годишен извештај

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

Гласило

Стратешки план 2011 - 2015

Родова еднаквост


ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.