ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Doli nga shtypi numri i qershorit të Gazetës së BNJVL-së
3 јули 2018
 

Në këtë numër të Gazetës së BNJVL-së i paraqesim ,,Qëndrimet e sistematizuara të reviduara të BNJVL-së” që Bordi drejtues i miraton në seancën e pestë që u mbajt më 31 maj, 2018. Bëhet fjalë për listën e racionalizuar dhe të përtërirë të 16 propozimeve dhe kërkesave, të cilat në periudhën e ardhshme do të jenë bazë kalimtare të BNJVL-së në bisedimet me pushtetin qëndror: midis të cilave mjaft të rëndësishme janë ato të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e stabilitetit më të madh financiar të NJVL dhe përpjekjen për valë të re në zhvillimin strategjik të decentralizimit të pushtetit në vend. Përpjekjet e BNJVL-së janë në bazë të analizave cilësore të bëhet shqyrtim i gjendjes nga implementimi trembëdhjetëvjeçar i decentralizimit dhe të përcaktohen drejtime cilësore për zbatim të mëtejmë real dhe cilësore.

Gjatë këtij muaji BNJVL realizon edhe shumë takime, këshillime dhe konferenca. U mbajt takim në BNJVL me përfaqësuesit e Ministrisë për punë të brendshme për zgjidhjen e keqkuptimeve rreth propozimeve për përmirësim të regjimit të komunikacionit. Takim mbajti edhe Rrjeti i inspektorëve lokalë për komunikacion, rrugë dhe komunikacion rrugor në kuadër të BNJVL-së në të cilën u diskutua mbi sfidat dhe paqartësitë e shumta në dispozitat ligjore në këtë lëmi. Mbledhje mbajti edhe Rrjeti i NJZF që kërkoi sigurim urgjent me sistemin për mbrojtje zjarrfikëse dhe shpëtim me kriza dhe këshillim pati edhe Rrjeti i personave për marrëdhënie me publikun në pushtetin lokale me temë: ,,Menaxhimi me komunikimin e brendshëm – kusht i rëndësishëm për punë transparente të komunës “.

Me përfaqësuesit e Qeverisë së RM, nga pjesa e komunikimeve, llogaridhënies dhe transparencës në BNJVL u realizua edhe trajnimi i kryetarëve të komunave dhe për personat për financa, për shfrytëzimin e veglës për llogaridhënie për shpenzimet e bartësve të funksioneve publike. BNJVL në bashkëpunim me Ambasadën amerikane në Republikën e Maqedonisë, organizoi prezantim me temë ,,Praktika të mira për menaxhment publik dhe zgjidhje të sfidave publike në pushtetin lokal”. Komisioni për financim në kuadër të BNJVL-së mbajti seancë konstitutive dhe e zgjodhi kryetarin e komunës së Velesit, Ace Kocevski, për kryetar, ndërsa mbledhje mbajti edhe Komisioni për ndjekje dhe zhvillim të sistemit për financim të komunave që shqyrtoi Rregulloren për metodologji për ndarjen e TVSH-së dhe e njëjta u miratua.

Në organizim të BNJVL-së u shënua edhe përfundimi i projektit ,,Përforcim i kapaciteteve për politika dhe buxhetim përgjegjës për barazi gjinore në nivel lokal”. Me këtë rast më 13 qershor, 2018, në Shkup u mbajt konferencë mbi të cilën diskutuan koordinatorët komunalë të komisioneve për barazi gjinore, përfaqësuesit e komisioneve nga komunat, si dhe nga Ministria për punë dhe politikë sociale. Të gjitha aktivitetet në kuadër të projektit, BNJVL i realizoi me përkrahjen e UN Women, zyra në Shkup.

Komuna e Ilindenit është komuna e shtatë në Republikën e Maqedonisë që fitoi certifikatë rajonale për ambient të volitshëm për biznes -„ Business Friendly Certification South East Europe (BFC SEE)“. Në këtë numër të gazetës së BNJVL-së do të paraqesim aktivitetet dhe sukseset e deritanishme të kësaj komune në drejtim të fitimit të kësaj certifikatës rajonale tejet të rëndësishme.



Прилог: ZELS_Juni_2018_web_ALB_2_MK1.pdf
назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Одржлива Урбана Мобилност - Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.