Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Komisioni për urbanizëm i BNJVL-së me përbërje të zgjeruar shqyrtonte Projekt-ligjin për planifikim urbanistik
16 април 2019
 

 

Komisioni për urbanizëm dhe planifikim hapësinor i BNJVL-së më 12 prill 2019, në ndërtesën administrative të Bashkësisë, mbajti seancën e dytë në të cilën shqyrtonte Projekt-ligjin për planifikim urbanistik, miratimi i të cilit është në procedurë parlamentare. Komisioni debatonte në përbërje të zgjeruar, gjegjësisht krahas kryetarëve të komunave të cilët janë anëtarë të këtij trupi, u ftuan edhe kryetarët e të dyja komisioneve të BNJVL-së: Komisioni për zhvillim rural dhe Komisioni për zhvillim ekonomik lokal, Kryetari i Komunës së Qendrës, Kryetari i Komunës së Çairit dhe Nënkryetar i BNJVL-së, përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, si propozues, si dhe përfaqësues nga sfera e urbanizmit nga disa komuna. Në takim mori pjesë edhe i ftuari prof. d-r. Mirosllav Gërçev, në cilësi të këshilltarit të kryetarit të Qeverisë për çështje nga sfera e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor.

U theksua se me zgjidhjet e reja ligjore krijohen kushte për zbatim më të shpejtë të procedurës për miratimin e planeve urbanistike. Kjo deri më tani ka qenë një nga sfidat kryesore për të gjitha autoritetet lokale, sepse me zvarritjen e tyre pengohej zhvillimi i ekonomisë lokale dhe sigurimi i investimeve të reja në komuna. Përkatësisht, deri më tani kishte raste kur plane të caktuara miratoheshin edhe për një periudhë prej shtatë ose më shumë vitesh. Në propozimin e Ligjit parashihet se institucionet dhe organet kompetente për dhënien e mendimit janë të detyruara të japin mendimin brenda 15 ditëve të punës dhe nëse i njëjti nuk jepet në periudhën e paraparë, kjo nuk është pengesë që procedura të vazhdojë më tej. Gjithashtu, propozimi ofron edhe drejtime të caktuara pozitive në aspektin e ballafaqimit të sfidave të ndërtimit jashtë vendbanimit, përmes përgatitjes së një projekti urbanistik, në bazë të të cilit do të mund të lëshohet një leje ndërtimi, ndërsa parashihen edhe lloje të ndryshme të planeve për fshat, varësisht nga zhvillimi, dendësia, historia e zhvillimit të planifikuar hapësinor etj. Kjo është me rëndësi të veçantë për komunat rurale, të cilat ballafaqohen me një mbulueshmëri të pamjaftueshme planifikuese të territorit të tyre, gjë që është pengesë serioze për realizimin e projekteve të caktuara ose për investime të reja ekonomike.

Të pranishmit dhanë një sërë mendimesh dhe qëndrimesh lidhur me zgjidhjet e propozuara ligjore, ku ndër të tjera u theksua se edhe pse është dhënë mundësia që pushteti lokal të themelojë një institucion publik për urbanizëm, këtë mund ta bëjnë pothuajse një numër minimal i njësive të qeverisjes vendore, përkatësisht ato që kanë të paktën 80.000 banorë. U theksuan edhe vërejtje të tjera lidhur me numrin e paraparë të kuadrove në to dhe të ngjashme. U theksuan edhe sfidat e komunave të caktuara, veçanërisht ato në territorin e Qytetit të Shkupit, ku planet e detajuara urbanistike tejkalojnë parametrat që janë përcaktuar në Planin e përgjithshëm urbanistik etj. Në fund të takimit u mor konkluzion që BNJVL-ja t’i përmbledhë të gjitha vërejtjet dhe propozimet e shprehura dhe t’i dërgojë ato me shkrim në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, me qëllim që të shqyrtohen ato dhe të mundësohet të debatohet për amendamentet e tyre.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.