Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Zvarritja e procedurës për miratimin e planeve urbanistike – sfida më e madhe e komunave
3 април 2019
 

 

Bllagoj Boçvarski, Kryetari i Komunës së Shtipit u zgjodh për kryetar të Komisionit të urbanizmit dhe planifikimit hapësinor të BNJVL-së, në seancën konstituive që u mbajt më 28 prill 2019. Anëtarët e Komisionit theksuan sfidën më të madhe me të cilën ballafaqohen të gjitha autoritetet lokale, e ajo është periudha e gjatë kohore për miratimin e planeve urbanistike për shkak se institucionet që janë kompetente për dhënien e mendimit për ato, nuk i respektojnë afatet. Në këtë drejtim u theksua edhe sfida me të cilën ballafaqohen Komuna e Strugës gjatë miratimit të planit urbanistik, për të cilin pritet mendimi i duhur nga Komisioni për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit. Bëhet fjalë edhe për dispozitat restriktive për mënyrën e ndërtimit në zonat e mbrojtura, kështu që investitorët shpesh e humbin interesin dhe heqin dorë, ndërsa komuna humb mundësitë për ta zhvilluar ekonomin lokale. Miratimi i ngadalshëm i planeve urbanistike, sipas të pranishmëve, është një motiv shtesë për ndërtimin e objekteve të paligjshme.

Të pranishmit diskutuan edhe për Projekt-ligjin e ri për planifikim urbanistik, i cili është në procedurë në Kuvend. Sidomos, bëhet fjalë për dispozitën me të cilën jepet një mundësi që komuna, e cila është me seli në qytet dhe ka më shumë se 80.000 banorë, duke përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e pushtetit lokal, të themelojë një institucion publik për urbanizëm për kryerjen e punëve të planifikimit urbanistik. Të pranishmit theksuan se duhet të mendohet që të ulet numri i përcaktuar i banorëve, gjegjësisht kjo të vlejë edhe për komuna me mbi 60.000 banorë ose komuna më e madhe në rajonin planifikues të ketë kompetenca të këtilla dhe t’i mbulojë autoritetet e tjera lokale në rajon. Të pranishmin u informuan se azhurnimi i bazave gjeodezike nuk duhet të jetë në kurriz të miratuesit të planit, siç është rregulluar me dispozitat ekzistuese ligjore dhe se ky qëndrim i BNJVL-së duhet të iniciohet përsëri para institucioneve kompetente. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për afatet për zbatimin e anketës publike në procedurën e miratimit të planeve të detajuara urbanistike, ku gjatë çdo miratimi të planit urbanistik mund të ketë nevojë të ndryshme nga kohëzgjatja e anketës publike. Të pranishmit theksuan edhe nevojën për rritjen e numrit të paraparë minimal të të punësuarve në institucionet publike për kryerjen e punëve të planifikimit urbanistik, përkatësisht të parashihet që numri i të punësuarve të jetë më së pakut 10 ose 15 persona. Si një sfidë serioze për autoritetet lokale u theksua edhe mungesa e inspektorëve të ndërtimit. Në aspektin e iniciativave për përgatitjen, gjegjësisht ndryshimin dhe plotësimin e planit urbanistik, të parashtruara nga ana e personave të interesuar, u theksua se për shkak të shmangies së obligimeve administrative dhe shpenzimeve të mundshme shtesë për komunat, do të ishte më mirë që furnizimet e nevojshme t’i zbatojnë miratuesit e iniciativave, e jo komunat.

Anëtarët e Komisionit morën konkluzion se me qëllim të përcaktimit të qëndrimeve të koordinuara, është e nevojshme të shqyrtohen në mënyrë të hollësishëm Projekt-ligji për planifikim urbanistik, si dhe Ligji për ndërtim dhe Rregullorja për standarde dhe normativa për planifikim urbanistik, me qëllim që të evitohet zbatimi i paplotë dhe interpretimi i ndryshëm i dispozitave që dalin nga ato. Në drejtim të shqyrtimit edhe të sfidave të tjera me të cilat ballafaqohen komunat gjatë zbatimit të procedurave të miratimit të planeve urbanistike, u morr konkluzion që të iniciohet në një afat sa më të shkurtër mbajta e një takimi të punës me persona profesionalë nga Ministria e Transport dhe Lidhjeve, na të cilin do të ftoheshin edhe përfaqësues nga profesioni akademik të kësaj sfere.

Anëtarët e Komisionit diskutuan edhe për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, si një problem i madh me të cilin ballafaqohen komunat dhe u informuan për propozimin që e miratoi Bordi drejtues i BNJVL-së në seancën e fundit. Në kontekstin e përcaktimit të statusit juridik të objekteve të paligjshme. U theksua edhe propozimi që t’u jepet mundësi komunave për ato objekte për të cilat nuk është parashtruar kërkesë për përcaktimin e statusit, komunat të kenë mundësi që sipas detyrës zyrtare të nisin një procedurë për rregullimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, ku si kategori do të hiqeshin rastet sociale, e me qëllim që të rregullohen të drejtat e pronësisë.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.