Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Doli nga shtyp numri i ri i Gazetës së BNJVL-së
13 јуни 2019
 

 

BNJVL-ja ua uron fitoren kryetarëve të komunave: Hekuran Duka, kryetar i Komunës së Dibrës; Nikolla Andonov, kryetar i Komunës së Novosellës dhe Konstantin Georgievski, kryetar i Komunës së Ohrit dhe u dëshiron një bashkëpunim të suksesshëm me BNJVL. Ata janë tre kryetarët e rinj të komunave të cilët morën besimin e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme lokale që u mbajtën në këto komuna në periudhën prill/maj 2019.

Mungesa kronike e mjeteve financiare të autoriteteve lokale për zbatimin e kompetencave të tyre u konfirmua edhe njëherë në seancën e tretë të Komisionit për financim të BNJVL-së. Në takim u prezantuan rezultatet e analizave të qëndrueshmërisë financiare të komunave; investimet në komuna; administrimin e tatimeve, bllok dotacionet e të tjera, të cilat i prezantoi eksperti i Bankës Botërore. Më shumë raporte për financimin e pushtetit lokal u prezantuan në seancën e 33-të të Komisionit për ndjekjen e zhvillimit të sistemit të financimit të komunave, që u mbajt në hapësirat e BNJVL-së. Edhe këto të dhëna flasin për uljen e nivelit të pjesëmarrjes së BPV-së nga të ardhurat totale të vetëqeverisjes lokale. Në BNJVL u mbajt edhe një takim me përfaqësues nga Banka Popullore e RMV-së, në të cilën u prezantuan sfidat me të cilat ballafaqohen njësitë e pushtetit lokal gjatë arkëtimit të detyrueshëm të kërkesave monetare nga persona fizikë.

Bordi drejtues i BNJVL-së në seancën e nëntë u përkushtua një vëmendje të veçantë gjendjeve në njësitë zjarrfikëse, por edhe sfidave të komunave me SHA “EVN”. Në seancë u pranua edhe Propozim-projekti për efikasitet energjetik në sferën e ndriçimit publik.

Komisioni për urbanizëm dhe planifikim hapësinor i BNJVL-së, në një përbërje të zgjeruar shqyrtoi Draft-Ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik, për të cilin u prezantuan më shumë propozime dhe vërejtje. Takim mbajti edhe Komisioni për zhvillim ekonomik lokal i BNJVL-së, i cili konstatoi domosdoshmërinë për ndryshimin e ligjeve dhe rregulloreve nga sfera e veprimtarisë hotelierike dhe turistike.

Në periudhën e kaluar, BNJVL-ja kishte edhe aktivitete, trajnime dhe takime të tjera të shumta, ndërsa u publikua edhe një thirrje për aplikim të kandidatëve për ndjekjen e trajnimit dhe kalimin e provimit për marrjen e autorizimit për kryerjen e një procedure për tokë ndërtimore. Po ashtu BNJVL-ja publikoi një thirrje për aplikim të komunave për fitimin e certifikatës rajonale për ambient të volitshëm afarist (BFC SEE). U zgjidhën edhe komunat të cilat kanë aplikuar në thirrjen e projektit të ri për mobilitet të qëndrueshëm urban, që e realizon BNJVL-ja në bashkëpunim me GIZ. Më shumë për këto, por edhe për ngjarje të tjera do të lexoni në këtë numër të Gazetës së BNJVL-së.


Gazette:Glasilo 19 April-Maj.pdf



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.