Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Bordi Drejtues ishte unanim për t'i dhënë fund legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme për një euro
1 март 2019
 

 

Bordi Drejtues i BNJVL-së më 26 shkurt 2019 mbajti seancën e tij të tetë në të cilën u diskutuan më shumë çështje aktuale që lidhen me sfidat e pushtetit lokal. Të pranishmit i kushtuan më shumë vëmendje shqyrtimit të draft-versionit të Projekt-ligjit për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të cilin e përgatiti Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe e dërgoi për shqyrtim në BNJVL. Propozimi përfshin legalizimin e të gjitha objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të cilat janë një tërësi ndërtimore dhe funksionale, përfundimisht me datën 31 dhjetor 2018. Po ashtu për legalizimin e tyre është paraparë të paguhet një kompensim me shumë dyfish më të madhe se shuma e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore, i cili llogaritet në procedurën për marrjen e një leje ndërtimi. Në propozim ishte paraparë që organet kompetente, sipas detyrës zyrtare, të sigurojnë një ekstrakt nga incizimi digjital për shkak të evidentimit të tij.

Anëtarët e Bordit Drejtues të BNJVL-së theksuan se ka nevojë për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të BNJVL-së në hartimin e projekt-masave ligjore në këtë fushë. Në diskutimin e gjerë për këtë çështje mbizotëronte qëndrimi se duhet të përfundojë sjellja e deritanishme diskriminuese ndaj qytetarëve të cilët respektojnë rregullat dhe procedurat ligjore gjatë ndërtimit të objekteve, kundrejt “shpërblimit” të atyre që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme dhe paguajnë vetëm një euro për metër katror. U theksua se praktika e deritanishme e zbatimit të zgjidhjeve të këtilla ligjore shkaktoi një sërë sfidash serioze tek autoritetet lokale gjatë sigurimit të nevojave infrastrukturore, e janë vërejtur edhe një sërë abuzimesh në terren. Prandaj u propozua të formohet një grup pune në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në të cilin do të marrin pjesë pesë përfaqësues të BNJVL-së, të cilët u zgjodhën në seancë, e detyra e të cilëve do të jetë që në kohën sa më të shpejtë të mundshme të dalin me zgjidhje të cilat do të shkojnë në drejtim të inkuadrimit të këtyre objekteve atje ku e lejon atë dokumentacioni planifikues urbanistik. Për këto objekte do të duhet të paguhen shërbimet rregullisht të parapara komunale, por njëkohësisht edhe dënimet shtesë si ndëshkim për shkak se është vepruar në mënyrë të paligjshme. Ky grup pune duhet të përcaktojë se çfarë do të ndodhë me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme nëse të njëjtat nuk inkuadrohen në dokumentacionin planifikues, si do të veprohet për objektet e ndërtuara në terrene për të cilat ende nuk është përgatitur dokumentacioni planifikues, cilat do të jenë elementet e provës në procedurë, çfarë do të ndodhë me objektet e ndërtuara në terrene të rrezikshme dhe të ngjashme. Pastaj u theksua se grupi i punës do të përcaktojë nëse kjo çështje do të rregullohet me një ligj të veçantë ose zgjidhjet e përcaktuara ligjore do të përcaktohen në ndonjë nga rregullativat ekzistuese ligjoret, të cilat përpunojnë çështje të tilla, siç është Ligji i Ndërtimit. Pastaj, propozimet e këtij grupi të punës do të shqyrtohen nga ana e Bordit Drejtues të BNJVL-së, e ato do të dërgohen për mendimin edhe te të gjitha autoritetet lokale.

Në seancë, anëtarët e Bordit Drejtues të BNJVL-së miratuan kërkesat për lidhjen e memorandumeve të bashkëpunimit që kanë ardhur nga Shoqata e ofruesve të shërbimeve komunale (ADCOM); Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, Shkup për realizimin e projektit “Zona të sigurta familjare për parkim” dhe Lidhja e Odave Ekonomike Maqedonase (LOEM). Në rendin e ditës u vendos edhe kërkesa e LOEM-së rreth Ligjit për tregtinë në tregjet e gjelbra, ndërsa të pranishmit theksuan se mbështesin procesin e harmonizimit të qëndrimeve për këtë çështje që zhvillohet midis Odës Ekonomike të Maqedonisë, organizatorëve të tregjeve dhe Odës së tregtarëve.

Bordi Drejtues i BNJVL-së diskutoi edhe për iniciativën e nisur nga komunat e Koçanit dhe Kumanovës për ndryshimin e Ligjit për shërbimet audio dhe audiovizuale mediatike, nenit 102 dhe e pranoi të njëjtën me përfundim që të iniciohen ndryshimet e ligjit. U theksua se neni 102 i këtij ligji është joadekuat me përmbushjen e detyrimit ligjor të pushtetit lokal për të informuar opinionin, gjegjësisht qytetarët e vet për aktivitetet që i ndërmerr, që është përcaktuar në nenin 8 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, për shkak se me atë ndalohet të parashihen mjete për informimin e opinionit lidhur me shërbimet dhe aktivitetet e tija nëpërmjet transmetuesve. Edhe pse kishte një ndryshim të caktuar me të cilin u theksua se institucionet, duke përfshirë autoritetet lokale që kanë lidhur kontrata me transmetuesit për këtë qëllim, do t’i vazhdojnë kontratat deri në skadimin e tyre, kjo nuk ishte një zgjidhje definitive për këtë sfidë. Më saktësisht, mbetet e hapur çështja se si në periudhën e ardhshme autoritetet lokale do ta përmbushin detyrimin ligjor për të informuar qytetarët e tyre, sidomos kur zbatohen aksione më masovike në nivel lokal, ku ka nevojë për informim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës të popullatës, pastaj në mjediset ku popullata është më e moshuar dhe ende më shumë i ndjek mediat tradicionale, kundrejt rrjeteve sociale dhe internetit.

Në këtë seancë, anëtarët e Bordit Drejtues të BNJVL-së gjithashtu morën përfundim që BNJVL-ja t'u rekomandojë anëtarëve të saj të veprojnë në përputhje me rekomandimet e informacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të vepruar në përputhje me ndryshimet e Kushtetutës, ndërsa e detyroi edhe drejtorin ekzekutiv të BNJVL-së për t’i zbatuar ndryshimet edhe në dokumentacionin e saj.







назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.