Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
BNJVL-ja formon grup-lobimi për barazi gjinore që përbëhet nga kryetare dhe kryetarë komunash dhe kryetare të këshillave komunalë
6 ноември 2019
 

Projekti “Drejt komunave të përgjegjshme: forcimi i kapaciteteve komunale për politika të barazisë gjinore dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinore” të cilin filloi ta implementojë BNJVL-ja këtë vit, u prezantua para disa kryetaresh komunash, kryetaresh të këshillave komunalë dhe koordinatoresh komunale, në kuadër të trajnimit dyditor që u organizua më 3 dhe 4 nëntor 2019 në Strugë. Në këtë ngjarje u formua grup libimi për barazi gjinore i BNJVL-së, që është pjesë e projektit dhe është në drejtim të përfaqësimit të interesave të politikave lokale gjinore para pushtetit qendror.

Në trajnim, të pranishmit u informuan për konceptet themelore gjinore, mënyrën e krijimit të politikave gjinore dhe aplikimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në pushtetin lokal. U theksua se roli i BNJVL-së është shumë i rëndësishëm për autoritetet lokale edhe në këtë sferë, para të gjithash për sigurimin e trajnimeve për forcimin e kapaciteteve të autoriteteve lokale për krijimin e politikave të përgjegjshme gjinore, mbështetjen e komisioneve për mundësi të barabarta të femrave dhe burrave dhe lobimin te pushteti qendror për forcimin e rolit të pushtetit lokal për aplikimin e perspektivës gjinore. Gjithashtu, BNJVL-ja do të sigurojë edhe krijimin dhe aplikimin e veglave dhe teknikave të reja të të dhënave të ndara gjinore në komuna dhe zhvillimin e veglave të unifikuara për promovim të aktiviteteve komunale të barazisë gjinore përmes kanaleve komunale të informimit. Në këtë drejtim, BNJVL-ja do ta përmirësojë platformën elektronike të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor www.rob.zels.org.mk, të cilën e krijoi shërbimi profesional i BNJVL-së.



Realizimin e projektit “Drejt komunave të përgjegjshme: forcimi i kapaciteteve komunale për politika të barazisë gjinore dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinore” BNJVL-ja e zbaton me mbështetje të UN Women, si pjesë e projektit “Avancimi i politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore: drejt qeverisjes transparente, inkluzive dhe të përgjegjshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC) dhe Agjencia Suedeze Ndërkombëtare për Zhvillim – SIDA.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.