Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Komisioni për urbanizëm dhe planifikim hapësinor i BNJVL-së mbajti seancën e tij të 3-të
7 јуни 2019
 

 

Më 6 qershor, në hapësirat e BNJVL-së seancën e tij të tretë e mbajti Komisioni për urbanizëm dhe planifikim hapësinor, në të cilën përveç anëtarëve të këtij Komisioni, personave të ftuar profesionalë nga administrata komunale, u ftua dhe mori pjesë edhe Prof. D-r. Mirosllav Gërçev, në cilësi të Këshilltarit të Kryetarit të Qeverisë për çështje të sferës së urbanizmit dhe planifikimit hapësinor. Komisioni në këtë seancë shqyrtoi tekstin e Propozim – Amendamenteve për ndryshimin e tekstit të Projekt – Ligjit për planifikim urbanistik, i cili është aktualisht në procedurë parlamentare për miratim dhe për të cilin është caktuar edhe debat publik pas Vendimit të marrë në Kuvend nga ana e Komisionit amë që e shqyrton këtë Ligj. Komisioni shqyrtoi edhe tekstin e Draft – Ligjit për ndërtim si dhe Rregulloren për kategorizimin e ndërtimeve, të përgatitur nga z-ri Gërçev. Komisioni sidomos i përkushtoi vëmendje çështjes për të drejtën e komunave për të formuar institucione të veta publike për planifikim të hapësirës si dhe kushteve të nevojshme të cilat duhet të përmbushen për shkak të formimit të tyre, si dhe çështjes për fushëveprimin e punës së tyre. U shpjegua se subjektet e licencuara private ligjore të cilat e kryejnë këtë veprimtari, të organizuara në kuadër të Odave ekonomike dhe Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve, i kundërshtohen rreptësishtë këtij propozimi për shkak të thyerjes së principeve të konkurrencës lojale, duke marrë parasysh se këto ndërmarrje do të subvencionohen nga themeluesi – komuna kompetente. U diskutua edhe për çështjen shumë të rëndësishme për shfrytëzimin falas të bazave të azhurnuara kadastrale të dedikuara për përgatitjen e planeve urbanistike, por se me Zgjidhjen ligjore ndihmohet edhe insistimi i Agjencisë së Kadastrës së të Patundshmërive, burimi i të ardhurave të së cilës në pjesë të madhe financohet nga ky kompensim, kështu që komunat nuk do të paguajnë kompensim për shfrytëzimin e të dhënave për bazat kadastrale për shkak të planifikimit të hapësirës vetëm gjatë përgatitjes së planit me miratimin e tij, ndërsa çdo ndryshim i mëtejshëm do të financohet si deri më tani.

Duke pasur parasysh se në këtë moment nuk ka prioritet çështja për përcaktimin urgjent të versionit përfundimtar të tekstit të Ligjit për ndërtim, Komisioni u informua për karakteristikat kryesore dhe përmbajtjen e tekstit të këtij Ligji, me obligim që të përfshihet në të ardhmen në mënyrë aktive në shqyrtimin e tij të mëtejshëm.

Komisioni do të përfshihet në mënyrë aktive në debatet publike që do të organizohen për të dyja ligjet, duke filluar nga debati i parë publik që do të organizohet me rastin e Ligjit për planifikim urbanistik, ku qëndrimet e BNJVL-së do t’i shpjegojë Kryetari i këtij Komisioni në Kuvendin e Republikës.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.