Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
NJOFTIM
11 април 2019
 

 

Të nderuar,

Në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit në Shkup, më 11 prill 2019 (e enjte) me fillim në orën 10.00 do të mbahet seanca e katërmbëdhjetë e Kuvendit gjeneral të Rrjetit të asociacioneve të autoriteteve lokale të vendeve të Evropës juglindore (NALAS), kur Kryetari i BNJVL-së dhe Kryetar i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, do ta ndërmarrë funksionin e Kryetarit të NALAS-it për periudhë njëvjeçare.

Me këtë rast Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje të rëndësishme për pushtetin lokal, ndërsa do të sigurohen edhe deklarata nga nikoqiri i kësaj ngjarjeje, Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, si dhe nga përfaqësuesit përkatës të NALAS-it.

Në seancë, përveç kryetarëve të komunave të rajonit, anëtarëve të Kuvendit gjeneral të NALAS-it dhe përfaqësuesve të asociacioneve të pushtetit lokal, do të drejtohen edhe kryetari slloven Darko Fras, kryetari aktual i NALAS-it, Ambasadorja e Zvicrës në vendin tonë, Sibil Suter Tehada, si dhe zëvendësi i kryetarit të Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, Johan Ven Den Hojt.

Të pranishmëve do t’u drejtohet edhe Petre Shilegov, Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetar i BNJVL-së, i cili pas emërimit për kryetar të NALAS-it, do të vazhdojë të kryesojë me seancën e katërmbëdhjetë. Rrjeti i asociacioneve të autoriteteve lokale të vendeve të Evropës juglindore ka një kryesi që ndërrohet për periudhë njëvjeçare. Shilegov do ta ndërmarrë këtë pozicion nga kryetari i deritanishëm, Darko Fras, Kryetari i Komunës së Sveta Trojcës, nga Republika e Sllovenisë, ndërsa vitin e ardhshëm, në seancën e pesëmbëdhjetë do t’ia japë Tatjana Badanit, Kryetari i Komunës së Selemetit të Moldavisë.

Anëtarët e Kuvendit gjeneral dhe mysafirët e NALAS-it, pas mbajtjes së seancës, do ta vizitojnë Komunën e Velesit, ku do të informohen për sfidat e funksionimit të autoriteteve lokale në Maqedoni, ndërsa do të marrin pjese edhe në prezantimin e Strategjisë së re të zhvillimit 2019-2030. Ditën tjetër, më 12 prill 2019 (e premte), në organizim të NALAS-it dhe Bankës Botërore, Programi i partneritetit urban të Austrisë, në hotelin “Meriot” me fillim në orën 09.30 do ta fillojë Konferenca “Qytetet si nxitës të rritjes ekonomike – Vizion 2030”.

NALAS-in e përbëjnë 14 asociacione të autoriteteve lokale, që do të thotë rreth 9000 autoritetesh lokale, të zgjedhura në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mbi 80 milionë qytetarë në Evropën juglindore. BNJVL është anëtar i NALAS-it që nga vetë themelimi i tij zyrtar në vitin 2005 dhe merrte pjesë në mënyrë aktive në themelimin e tij, i cili filloi në vitin 2001. NALAS-i promovon procesin e decentralizimit, kontribuon më procesin e pajtimit dhe stabilizimit në rajon dhe në këtë kontekst kontribuon për procesin e integrimit evropian të gjithë rajonit.

Me respekt, Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale

të Republikës së Maqedonisë së Veriut – BNJVL                
 
NJOFTIM



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.