Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Kuvendi Gjeneral i BNJVL-së do ta mbajë seancën e pestë
4 декември 2019
 

 

Më 05 dhjetor 2019 (e enjte) në Shkup, në hotelin “Aleksandar Palas” me fillim në orën 12:00, Kuvendi Gjeneral i BNJVL-së do ta mbajë seancën e pestë. Delegatët e këtij trupi më të lartë të BNJVL-së, kryetarët e komunave dhe anëtarët e Komitetit të këshillave të BNJVL-së do t’i shqyrtojnë dokumentet më të rëndësishme të Bashkësisë për vitin e ardhshëm: Plani aksionar dhe Buxheti i BNJVL-së për vitin 2020. Në rendin e ditës do të jenë edhe ndryshime të caktuara të Statutit të Bashkësisë. Të pranishmëve do t’u drejtohet kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov, i cili do të flasë për aktivitetet dhe planet e ardhshme për avancimin e sistemit të pushtetit lokal në vendin tonë. Në seancat e Kuvendit Gjeneral, delegatët hapin diskutim për çështje aktuale të lidhura me pushtetin lokal dhe implementimin e decentralizimit të pushtetit në vendin tonë dhe japin propozime dhe iniciativa për tejkalimin e sfidave.

Sipas Statutit të BNJVL-së, kryetarët e njësive të vetëqeverisjes lokale, sipas funksionit, janë delegatë të Kuvendit Gjeneral të BNJVL-së, ndërsa kryetarët e këshillave komunalë janë zëvendës të tyre. Në rast se kryetari i komunës dhe kryetari i këshillit të komunës janë penguar të marrin pjesë në seancë, kryetari i komunës mund të autorizojë një anëtar të Këshillit për ta zëvendësuar atë. Autorizimi për këtë zëvendësim lëshohet enkas në formën e shkrimit. Kuvendi Gjeneral i BNJVL-së ka gjithsej 90 delegatë, 81 kryetarë komunash dhe nëntë anëtarë të Komitetit të këshillave të BNJVL-së.





назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.