Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Doli nga shtypi numri i korrikut të Gazetës së BNJVL-së
8 август 2019
 

 

Më 11 korrik 2019, Bordi drejtues i BNJVL-së mbajti seancën e njëmbëdhjetë. Me ftesë të kryetarit të BNJVL-së Petre Shilegov, në seancë mori pjesë edhe ministri i ri i vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Milevski, i cili u informua për qëndrimet e përgjithshme të autoriteteve lokale në drejtim të ndërmarrjes së aktiviteteve të ardhshme për vazhdimin e decentralizimit në vend. Të dyja palët shprehën kënaqësinë e tyre për marrëdhëniet e partneritetit të pushtetit lokal dhe qendror, kështu që u dakordua që vendosja e kornizave të këtij procesi në fillim të jetë në duart e autoriteteve lokale dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, e pastaj ai të prezantohet para Kryeministrit dhe ministrive përkatëse. Për këtë qëllim në seancë u zgjodhën përfaqësuesit e BNJVL-së të cilët do t’i prezantojnë qëndrimet para Trupit të përzier punues. Faktikisht, siç ishte e dakorduar, ky trup punues më 18 korrik 2019 mbajti takimin e parë të përbashkët ku përveç ministrit dhe zëvendës-ministrit të vetëqeverisjes lokale morën pjesë edhe dy përfaqësues nga Kabineti i Kryeministrit të RMV-së. Përfaqësuesit e BNJVL-së prezantuan projekt-konceptin se pse është e nevojshme të vazhdojnë reformat e vetëqeverisjes lokale. Ndër arsyet e shumta u theksua se sistemi ekzistues i vetëqeverisjes lokale që filloi të zbatohet më 1 korrik 2005, përveç gjërave të mira, tregoi edhe shumë dobësi dhe mangësi që duhet të eliminohen dhe të përmirësohen dhe se autoritetet lokale kanë një mungesë kronike të mjeteve financiare të cilat i ka në dispozicion pushteti lokal për kryerjen e kompetencave të tija.

Gjatë këtij muaji seancë mbajti edhe Komiteti i këshillave të BNJVL-së në të cilën u diskutua për mundësitë e sigurimit të një prurjeje më të madhe të mjeteve financiare nga burimet e veta të të ardhurave të komunave. Këshilltarët po ashtu diskutuan edhe për çështjen e përcaktimit të shumës së kompensimit të “legalizimit” të objekteve, të cilat janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme në periudhën pas hyrjes në fuqi të Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, përkatësisht që janë ndërtuar pas datës 3 mars 2011.

Seancë mbajti edhe Komisioni për arsim, i cili shqyrtoi Projekt-ligjin për arsimin fillor dhe dha vërejtjet e tija, ndër të cilat se zgjidhjet projekt-ligjore nuk janë dorëzuar për shqyrtim në BNJVL dhe me këtë është shkelur një nga parimet më të rëndësishme të vendosura reciproke të bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij lokale, të vendosura me Memorandumin e bashkëpunimit të ndërsjellë të Qeverisë dhe BNJVL-së.

Gjatë këtij muaji përfaqësues të BNJVL-së morën pjesë në punën e më shumë trupave punues ku shqyrtoheshin ligje ose projekte të caktuara, siç janë propozimet për ndryshime të Ligjit për zhvillimin e barabartë rajonal dhe Ligjit për koncesion dhe partneritet publik-privat.


Gazete 2019



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.