Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Thirrje për pjesëmarrje për “Shpërblimin e praktikës më të mirë të komunave FUQI (POWER) që zbatojnë zgjidhje inovative në sferën e qëndrueshmërisë së ujërave”
7 февруари 2019
 

Në nivel global, gjithnjë e më shumë komuna po ballafaqohen me mungesë të ujit, thatësira, përmbytje, ujë të ndotur si dhe me sfida të tjera që kërkojnë zgjidhje dhe masa inovative për t'i tejkaluar ato. Pikërisht për këtë arsye, Shpërblimi FUQI (POWER), që është i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit HORIZON 2020, jep shpërblimin për praktikën më të mirë për qëndrueshmërinë e ujërave FUQI (POWER) në nivel komunal. Komunat në Bashkimin Evropian dhe në Izrael inkurajohen të dërgojnë një përshkrim të zgjidhjes inovative që kanë zbatuar në sferën e parandalimit të përmbytjeve dhe kushteve ekstreme të motit, mbrojtjes së ujit dhe konsumit të qëndrueshëm të ujit. Nëpërmjet shkëmbimit të praktikave të mira me anëtarët e tjerë të komunitetit të ujit FUQI (POWER), komuna Juaj mund të jetë një nga tri komunat më të mira dhe ta marrë Shpërblimin për praktikën më të mirë për qëndrueshmërinë e ujërave FUQI (POWER). Çmimi përfshin ftesën për prezantimin e praktikës inovative të komunës në Konferencën Ndërkombëtare POWER, e cila është planifikuar të mbahet në shtator të këtij viti, si dhe komunikimin dhe transferimin e praktikës në POWER Rrjetin ndërkombëtar të ekspertëve të qëndrueshmërisë. Për informata shtesë mund të shkoni në https://bestpractices.power-h2020.eu/?location=community&fbclid=IwAR1dgImfySEAmzV98VR6JojXTXBR05vr0d45bovHpreKjEDaK34iezcat7s, si dhe te Nina Stiehr, Climate Alliance, Tel. +49-69-717139-35, n.stiehr(at)climatealliance.org ; Kalina Drenska, European Institute for Participatory Media (EIPCM), Tel. +49-30-20076194, k.drenska(at)eipcm.org.



Прилог: BPR-contest-en-v21.pdf
назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.