Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov prej sot e merr edhe funksionin e kryetarit të NALAS-it
12 април 2019
 

 

Petre Shilegov, Kryetar i BNJVL-së dhe Kryetar i Qytetit të Shkupit prej sot e merr edhe funksionin e kryetarit të Rrjetit të asociacioneve të autoriteteve lokale të vendeve të Evropës Juglindore (NALAS). Kështu u vendos në seancën e katërmbëdhjetë të Kuvendit gjeneral të NALAS-it, që u organizua sot, më 11 prill 2019 në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, në Shkup. Bëhet fjalë për një kryesi që e ka vendosur NALAS-i dhe ndërrohet për një periudhë njëvjeçare. Përkatësisht, Shilegov e merr këtë pozicion nga kryetari i deritanishëm, Darko Fras, kryetari i Komunës së Sveta Trojcës, nga Republika e Sllovenisë, ndërsa vitin e ardhshëm, në seancën e pesëmbëdhjetë të NALAS-it do t’ia japë të njëjtin Tatjana Badanit, kryetarja e Komunës së Selemetit të Moldavisë, e cila tani u bë nënkryetari i parë i NALAS-it, funksion të cilin vitin e kaluar e kishte Shilegov.

NALAS-i përbëhet nga 14 asociacione të autoriteteve lokale, që do të thotë rreth 9000 autoritetesh lokale, të zgjedhura në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mbi 80 milionë qytetarë në Evropën Juglindore. BNJVL-ja është anëtare e NALAS-it që nga vetë themelimi i tij zyrtar në vitin 2005 dhe merrte pjesë në mënyrë aktive në themelimin e tij, i cili filloi në vitin 2001. Në kuadër të Kuvendit gjeneral të NALAS-it, i cili numëron 32 delegatë, BNJVL-ja ka tre delegatë dhe përveç kryetarit të BNJVL-së, Petre Shilegov, delegatë janë edhe dy zëvendësit e tij: Visar Ganiu, nënkryetar i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Çairit dhe Mitko Jançev, nënkryetar i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Kavadarit. NALAS-i promovon procesin e decentralizimit, kontribuon më procesin e pajtimit dhe stabilizimit në rajon dhe në këtë kontekst kontribuon për procesin e integrimit evropian të gjithë rajonit.

Gjatë marrjes së këtij funksioni, Shilegov theksoi se do t’i vazhdojë qëllimet dhe aktivitetet e deritanishme strategjike të këtij rrjeti shumë të rëndësishëm të asociacioneve të vendeve të Evropës Juglindore. Ai theksoi se mbështetja në shkëmbimin e informacioneve, praktikat e mira, legjislacioni dhe implementimi i qeverisjes lokale në vendet e rajonit është një gjë shumë e rëndësishme për të gjitha autoritetet lokale të rajonit. Në periudhën e kryesimit të tij njëvjeçar me NALAS, Shilegov theksoi se do të angazhohet që të sigurohet bashkim i asociacioneve të vetëqeverisjes lokale në Shqipëri dhe se pas zgjedhjeve që do të organizohen në muajin maj në Greqi, do të angazhohet që të sigurohet edhe anëtarësimi i Asociacionit të njësive të vetëqeverisjes lokale të Greqisë në NALAS. – “Na pret një periudhë dinamike, puna në NALAS dhe në BNJVL është për arritjen e standardeve të cilat do ta lehtësojnë punën e kryetarëve të komunave, të decentralizimit dhe proceseve demokratike në të gjitha vendet e Evropës Juglindore” – theksoi Shilegov.

Para të pranishmëve foli edhe zëvendësi i kryetarit të Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, Johan Van Den Hojt, i cili theksoi se demokracia është shumë e rëndësishme për secilin vend, e ajo në vitet e fundit është nën kërcënimin e populizmit. Prandaj ka nevojë për transparencë, hapësi më të madhe, llogaridhënie publike të institucioneve që të kthehet besimi i qytetarëve në to, e ajo është më e dukshme dhe efektive nëse ndodh që në nivel lokal. Hoj theksoi edhe rrezikun e reduktimit të buxheteve të komunave në përgjithësi në rajon, por edhe në vendet evropiane, si dhe përpjekjet më serioze për presione politike ndaj pushtetit lokal që është çështje kryesore, së cilës duhet t’i kushtohet vëmendje më e madhe në periudhën e ardhshme.

Për mbështetjen e autoriteteve lokale të cilën e jep Qeveria zvicerane, jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë, foli Ambasadorja e Zvicrës në vendin tonë, Sibil Suter Tehada. Mbështetja e asociacioneve të autoriteteve lokale është shumë e rëndësishme, sepse ato duhet të jenë nxitësi kryesor i proceseve të decentralizimit dhe zhvillimit të proceseve demokratike në të gjitha vendet. Ajo theksoi se Qeveria zvicerane mbështet edhe procesin e arritjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se jemi shembull i tejkalimit të pengesave historike dhe vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Anëtarët e Kuvendit gjeneral dhe mysafirët e NALAS-it, pas mbajtjes së seancës do ta vizitojnë edhe Komunën e Velesit, ku do të informohen për sfidat e funksionimit të autoriteteve lokale në Maqedoni, ndërsa do të marrin pjese edhe në prezantimin e Strategjisë së re të zhvillimit 2019-2030. Nesër, më 12 prill 2019 (e premte), në organizim të NALAS-it dhe Bankës Botërore, Programi i partneritetit urban të Austrisë, në hotelin “Meriot” me fillim në orën 09.00 do ta organizohet Konferenca “Qytetet si nxitës të rritjes ekonomike – Vizion 2030”. Në konferencë do të shqyrtohet roli i qyteteve dhe autoriteteve lokale në zhvillimin ekonomik, se si ai rol mund të forcohet për të mirën e qytetarëve të Evropës Juglindore dhe cilët janë shembujt më të mirë prej të cilëve mund të mësojnë qytetet. Takimi ka për qëllim të kontribuojë që autoritetet lokale të imponohen si partnerë të Komisionit Evropian dhe Këshillit të Zhvillimit Rajonal në zbatimin e agjendës rajonale për zhvillim ekonomik, që është rezultat i Procesit të Berlinit.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.