Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Certifikata BFC EJL u prezantua para këshilltarëve të grupit punues të zhvillimit ekonomik lokal
12 април 2019
 

 

Grupi punues tematik për zhvillim ekonomik lokal (ZHEL), i përbërë nga 24 kryetarë të këshillave komunale, i themeluar në kuadër të projektit “Forcimi i këshillave komunale” më 9 prill 2019, në hapësirat e UNDP-së në Shkup, mbajti takimin e parë. Të pranishmit e zgjodhën Agron Beqirin, Kryetari i Këshillit të Komunës së Haraçinës për koordinator të këtij grupi punues. Grupi punues i ZHEL-it është një nga shtatë grupet tematike, të formuara në kuadër të këtij projekti, që e zbaton Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në partneritet me BNJVL-në dhe Shoqatën e punëtorëve financiarë, UN Women, Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Financave, i cili është mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC).

Këshilltarët u informuan për veglat dhe qëllimet e këtij projekti, si dhe për projektet dhe programet aktuale që kanë të bëjnë me zhvillimin e ekonomisë lokale në komunat. Ata u inkurajuan që t’i shfrytëzojnë këto takime edhe për t’i prezantuar iniciativat për përmirësimin e zhvillimit ekonomik lokal, por edhe iniciativa për sigurimin e një roli më cilësor të këshilltarëve në të gjithë procesin e zbatimit të kompetencave në nivel lokal, me ç’rast të njëjtat do të mblidhen dhe do të dërgohen deri te Komiteti i këshillave i BNJVL-së, e pastaj në formë të konkluzioneve edhe deri te Bordi drejtues i BNJVL-së për shqyrtim. Në takim, të pranishmi u informuan edhe për mundësinë që të informohen në mënyrë elektronike për çështje të rëndësishme nga sfera e punës së këshillave komunale dhe për zhvillimin e decentralizimit në vend. Ata mund ta bëjnë këtë përmes platformës së vendosur elektronike për mësim www.opstinskisoveti.mk, e cila është në dispozicion për secilin prej 1347 këshilltarëve në vend. Këshilltarët e përdorin këtë platformë pasi do të marrin paraprakisht fjalëkalimin e tyre për të hyrë në platformë, ku mund të realizojnë edhe on-line komunikim me këshilltarët e tjerë, të shpërndajnë përvoja, praktika të mira, ide të mira për shumë tema nga sfera e kompetencave të tyre në pushtetin lokal.

Këshilltarët u informuan hollësisht edhe për programin rajonal “Business Friendly Certificate- BFC SEE”, ku BNJVL-ja dhe Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) e kanë rolin e një trupi kombëtar për vendin tonë. Koordinatori kombëtar i BNJVL-së në fjalimin e tij u kushtoi vëmendje të madhe përfitimeve që i ofron ky program për pushtetin lokal, por foli edhe për gjithë procesin nëpër të cilin duhet të kalojë një komunë që të mund ta fitojë certifikatën rajonale – BFC EJL. Të pranishmit u informuan se pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në vend, do të shpallet një thirrje publike për paraqitjen e komunave të interesuara, me ç’rast u shqyrtua edhe procesi i paraqitjes së komunës.

UNDP në bashkëpunim me agjencinë SIDA kohët e fundit filloi me realizimin e projektit “Ndërtimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve”, i cili ka për qëllim që t’i mbështesë komunat për përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte infrastrukturore. Paraprakisht do të bëhet rangim i zhvillimit komunal të pushteteve lokale në tre kategori: komunë me zhvillim të lartë, komunë me zhvillim të mesëm dhe komunë me zhvillim të ulët. Në bazë të kësaj do të përcaktohet se cilat komuna do të marrin mbështetje. Qëllimi kryesor është zvogëlimi i pabarazisë midis komunave dhe sigurimi i zhvillimit të barabartë rajonal. Pritet që të përfshihen më shumë se 50 projekte, por gjithçka varet nga ajo se sa komunat do t’i përmbushin kriteret e përcaktuara më parë. Projekti filloi në dhjetor 2018 dhe do të zgjasë deri në vitin 2021.

Kryetarët e këshillave theksuan se këto takime janë një mbështetje e madhe në punën e tyre, për zgjerimin e njohurive të tyre për kompetencat e pushtetit lokal dhe për ingjerencat e tyre në të, me ç’rast theksuan se presin në të ardhmen një shkëmbim më të madh të informacioneve dhe takime të reja të ndërsjella me këshilltarët e gjithë vendit.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.