Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
THIRRJE PUBLIKE PËR KOMUNAT DHE KOMUNAT
6 февруари 2019
 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale filloi me implementimin e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale (PPSHS) me mbështetje financiare të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Kredi Nr: 8902 – MK). Projekti ka për qëllim për ta përmirësuar qasjen në shërbimet e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të moshës parashkollore dhe qasjen në kompensimet dhe shërbimet sociale.

Projekti përfshin 3 komponentë:

Komponenti 1: “Promovimi i përfshirjes sociale përmes qasjes më të mirë në kompensimet dhe shërbimet sociale”

Komponenti 2: “Zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve parashkollore”

Komponenti 3: “Menaxhimi, monitorimi dhe vlerësimi i projektit”

Tre komponentët e Projektit përfshijnë lloje të ndryshme të aktiviteteve: zhvillimin e politikave, vendosjen e një sistemi gjithëpërfshirës të shërbimeve sociale dhe zbatimin sistematik të shërbimeve të reformuara nëpërmjet një rrjeti të zgjeruar të ofruesve të shërbimeve sociale, ndihmës teknike dhe trajnimeve për mbështetjen dhe përforcimin e kapaciteteve të pushtetit lokal, zgjerimin e kapaciteteve për edukimin dhe arsimin parashkollor nëpërmjet ndërtimit të objekteve të reja dhe transformimit (ose mbindërtimit) të infrastrukturës ekzistuese për programet parashkollore.

Në kuadër të komponentit 2: “Zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve parashkollore”, do të financohen projekte për krijimin e kapaciteteve shtesë në institucionet parashkollore përmes ndërtimit të kopshteve të reja të fëmijëve dhe përmes mbindërtimeve dhe adaptimeve të objekteve ekzistuese.

Formulari për aplikimin e komunave për grant mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale: http://www.mtsp.gov.mk/proekt-za-podobruvanje-na-socijalnite-uslugi.nspx ose nëpërmjet dërgimit të kërkesës në Njësinë e projektit në këto posta elektronike: sanja.andovska@mtsp.gov.mk; ekunovska@mtsp.gov.mk.



Прилог: Javen povik za detski gradinki-alb.doc
назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.