ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Sigurim i lehtësimit ligjor për rregullim më adekuat të transportit të nxënësve, në kuadër të transportit linjor komunal dhe ndërkomunal
5 септември 2018
 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, më 3 shtator, 2018, në seancën e 58, miratoi propozimin e Ligjit për plotësim të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me të cilin kryhet rregullim i mënyrës së realizimit të së drejtës së transportit të paguar të nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme, në kuadër të linjave komunale dhe ndërkomunale. Bëhet fjalë për iniciativë që e ngreu BNJVL, për zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen pushtetet lokale gjatë zbatimit të kompetencave në arsim, ndërsa para se gjithash në pjesën e transportit të nxënësve ku një numër i madh komunash kanë mbledhur borxhe të mëdha. Me plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor janë bërë dy ndryshime:

Ndryshimi i parë ka të bëjë me nenin 22, ku shtohet neni 22-b, i cili thotë ,,transporti falas i nxënësve, të përcaktuar me Ligj të arsimit fillor dhe Ligj të arsimit të mesëm, në rajonet e komunave ku është përcaktuar rendi vozitës kryhet nga ana e bartësve të lejes për transport linjor, me çmime dhe mënyrë të përcaktuar nga Këshilli i komunës dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit “.

Ndryshimi i dytë i referohet shtimit të nenit të ri 27-b, i cili thotë „transporti falas i nxënësve, të përcaktuar me Ligj të arsimit fillor dhe Ligj të arsimit të mesëm, në rajonet e dy ose më shumë komunave ku është përcaktuar rendi vozitës kryhet nga ana e bartësve të lejes për transport linjor, me çmime të përcaktuara nga transportuesit të cilat nuk mund të jenë më larta se çmimet e udhëtarëve tjerë “

Me këto ndryshime pritet në komunat, të cilat kanë transport të organizuar linjor, si dhe aty ku kryhet transporti ndërkomunal linjor nga ana e bartësve të lejeve, të sigurohet që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të voziten me çmime reale, e jo si ndodhi në periudhën e kaluar, çmimi i transportit për një nxënës të jetë edhe dhjetë herë më i lartë se çmimi real.

BNJVL në vazhdimësi, vitet e kaluara parashtroi iniciativa në MASH dhe institucione tjera për ndërmarrjen e aktiviteteve me të cilat do të tejkalohen borxhet e mëdha financiare që komunave i’u grumbulluan në pjesën e zbatimit të obligimeve ligjore në arsim, ndërsa para se gjithash u iniciua rritja e mjeteve në bllok dotacionet prej së paku 30%. Në seancën e gjashtë të Bordit drejtues të BNJVL-së, që u mbajt më 12 korrik, 2018, në të cilën u ftua edhe ministri për arsim dhe shkencë, Arbër Ademi, sërish u hap tema për borxhet e komunave në arsim. U formua grup punues i cili duhet të hartojë propozim-zgjidhje për tejkalimin e këtyre gjendjeve, në përbërje; Natasha Petrvoska, kryetar i komunës së Manastirit; Teuta Arifi, kryetar i komunës së Tetovës; Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës; Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Kërçovës dhe Ivica Toshevski, kryetar i komunës së Rankovcës dhe nga një përfaqësues nga Ministria për arsim dhe shkencë (MASH) dhe nga Ministria për transport dhe lidhje (MTL). Grupi punues në afat mjaft të shkurtër përcaktoi propozim-zgjidhje të cilat u parashtruan nga Bordi drejtues i BNJVL-së dhe të njëjtat i miratuan, ndërsa pastaj u parashtruan edhe te njësitë e pushtetit lokal, te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në MASH dhe në MTL. Në kuadër të propozim-zgjidhjeve u përfshinë edhe propozimet e lartpërmendura për ndryshime të Ligjit për transport të komunikacionit rrugor, që i miratoi Kuvendi i RM më 03, shtator, 2018.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Одржлива Урбана Мобилност - Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.