Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
U mbajt seanca e tretë e Komitetit të këshillave të BNJVL-së
2 јули 2019
 

 

Komiteti i këshillave të BNJVL-së mbajti seancën e tretë më 4 korrik 2019 në hapësirat e Bashkësisë. Të pranishmit u informuan për rekomandimet dhe konkluzionet nga takimi i Bordit drejtues të BNJVL-së me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në të cilin morën pjesë edhe këshilltarë nga kabineti i tij, i cili u mbajt më 22 qershor 2019 në Strugë. Në takim u dakordua korniza kohore për dinamikën e aktiviteteve të cilat shkojnë në drejtim që nga 1 janar 2020 të fillojë realizimi i një vale të re në zhvillimin strategjik të decentralizimit të pushtetit lokal në vend, sigurimi i një stabiliteti më të madh financiar të njësive të pushtetit lokal dhe transferimi fazor i kompetencave nga niveli qendror në atë lokal, në sferat ku do të vlerësohet se ajo gjë është e mundshme dhe e nevojshme. Gjithashtu theks i veçantë u vu në rishqyrtimin e mundësive për sigurimin e prurjes më të madhe të mjeteve financiare nga burimet e veta të të ardhurave të komunave, siç është tatimi i pronës. Gati të gjitha komunat e përdorin shkallën më të ulët nga mundësitë e përcaktuara me ligj (0.1% deri 0.2%) për llogaritjen e këtij tatimi. Në takim u bisedua që komunat të fillojnë ta përdorin kufirin e sipërm ligjor për llogaritjen e tatimit të pronës, për të cilën gjë duhet të pajtohen të gjithë kryetarët e komunave, e pastaj lidhur me këtë propozim do të vendosë Këshilli i çdo komune. Për këtë çështje u hap edhe debat në seancën e Kuvendit gjeneral të BNJVL-së, i cili është organi më i lartë i Bashkësisë, ku u mor konkluzion që të dërgohet rekomandim deri te të gjitha anëtaret që të ndërtojnë qëndrim të përbashkët lidhur me çështjen për përcaktimin e shkallës së barazuar së rritur të tatimit të pronës.

Anëtarët e Komitetit u informuan se BNJVL-ja tashmë ka dërguar një shkresë të këtillë deri te të gjithë kryetarët e komunave dhe se përgjigjet të cilat arrijnë janë në drejtim të pranimit të këtij propozimi. Në këtë mënyrë, autoritetet lokale do të dërgojnë porosi deri te pushteti qendror se janë të gatshme që kërkesat për një pavarësi më të madhe financiare t’i mbështesin edhe me masa të veta për shfrytëzimin e mundësive ligjore për sigurimin e financave nga të ardhurat vetanake. Gjithashtu, këto mjete do të jenë në dobi të drejtpërdrejtë për vetë qytetarët në çdo komunë, sepse do të mbushin në mënyrë të drejtpërdrejtë buxhetin e komunës.

Të pranishmit mbështetën këtë propozim, por theksuan se për realizimin e këtij hapi vendimet më të vështira i kanë këshilltarët. Ata po ashtu theksuan se këshillat do të kenë nevojë për mbështetje më të madhe për zbatimin e një strategjie ose një fushate adekuate për t’i informuar qytetarët për dobinë e rritjes së shkallës së këtij tatimi. U nxorën edhe mendime se ndërhyrjet e këtilla janë të nxitura dhe se ndoshta është më mirë që së pari, për një periudhë të caktuar kohore, të gjitha komunat t’i kushtohen maksimalisht zbatimit të obligimeve ligjore, përkatësisht të zbatojnë aktivitete përkatëse në përputhje me ligj. Më saktësisht, çdo komunë ta përcaktojë bazën e tërësishme të objekteve të cilat janë objekt i këtij tatimi dhe të zbatojë rivlerësim të tërësishëm të vlerës së objekteve për të cilat paguhet tatim, sipas metodologjisë aktuale dhe kuptohet të sigurojnë arkëtimin e tërësishëm të këtyre mjeteve. Me atë, në shumicën e komunave do të rriten në mënyrë drastike mjetet në buxhet dhe do të reduktohen reagimet e qytetarëve të cilët paguajnë rregullisht këtë tatim, kundrejt atyre të cilët nuk janë evidentuar, të cilët paguajnë një vlerë shumë më të ulët ose nuk e paguajnë fare atë.

Anëtarët e Komitetit u informuan edhe për çështjen e përcaktimit të shumës së kompensimit për “legalizimin” e objekteve të cilat janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme në periudhën pas hyrjes në fuqi të Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, përkatësisht që janë ndërtuar pas datës 3 mars 2011. Masa e propozuar është – përcaktimi i statusit juridik të objektit të paligjshëm që është ndërtuar pas datës 3 mars 2011, por me kusht që i njëjti të përputhet me dokumentacionin urbanistik – planifikues dhe për të njëjtin të paguhet një përqindje e rritur shtesë nga shuma e rregullt e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore – të ashtuquajtura “komunali”. Rangu i përcaktimit të shumës së kompensimit, sipas kësaj mase, u debatua të lëvizet nga komunali të rritura dyfish nga ato që janë përcaktuar në mënyrë të rregullt për zonën konkrete planifikuese, përmes rangut të shumës së rritur të kompensimit nga 120% deri më 150% nga shuma e përcaktuar rregullisht e komunalive.

Të pranishmit theksuan se shikojnë shumë ndryshime pozitive edhe në këtë propozim, duke theksuar se nuk duhet të lejohet të bëhen të njëjtat “gabime” sikur me Ligjin për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, ku çdo gjë u vendos në të njëjtën pozitë fillestare. Ata theksuan se duhet të përcaktohet se si do të veprohet me objektet që janë ndërtuar jashtë aktivitetit ndërtimor, ku një periudhë më të gjatë komuna nuk ka miratuar plan urbanistik ose dokument tjetër planifikues. Pastaj, si do të veprohet me objektet që kanë rolin ndihmës në bujqësi, me objektet të cilat u takojnë personave që marrin ndihmë sociale etj.

Në seancë, përfaqësues nga Komiteti i këshillave theksoi se BNJVL-ja duhet të reagojë me kohë për ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, e sidomos në pjesën që u kushtohet kushteve se ku mund të hapen objektet e këtilla. Në vend të përdorimit të distancës hapësinore, përkatësisht sa metra të jetë i larguar objekti i këtillë nga shkollat, institucionet kulturore, shëndetësore dhe të tjera, u propozua të përcaktohet që këto objekte të mund të hapen vetëm në objekte hoteliere dhe në qendra tregtare. Në këtë mënyrë do të sigurohet mbrojtje për “grupet e prekshme” nga veset e këtilla të këqija, por në të njëjtën kohë të sigurohet që mjetet e tatimit të fitimit të lojërave të fatit të jenë të ardhura shtesë për komunat.

Në fund të takimit u mor konkluzion që anëtarët e Komitetit të këshillave deri në fund të muajit gusht të mbajnë takime me kryetarët e këshillave të komunave të rajonit të tyre planifikues, ku do të diskutojnë më hollësisht për këto propozime dhe do të miratojnë qëndrime të caktuara. Gjithashtu u kërkua që në këto takime të përfshihet edhe ndonjë përfaqësues nga BNJVL-ja me qëllim që të prezantohen në mënyrë më adekuate anët pozitive të propozimeve. Drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq theksoi se Komiteti i këshillave të BNJVL-së duhet t’i informojë në mënyrë më intensive këshilltarët për rolin dhe qëndrimet strategjike të BNJVL-së, që është një nga rolet e saja më të rëndësishme. Ajo theksoi se të gjithë këshilltarët e marrin “Gazetën e BNJVL-së” ku janë prezantuar në mënyrë të qartë të gjitha aktivitetet e trupave dhe organeve e Bashkësisë, iniciativat, propozimet, sukseset, takimet me trupat dhe organizatat vendase dhe të huaja, trajnimet për administratën komunale, sistemet informatike që i mirëmban BNJVL-ja dhe i përdorin komunat etj. Po ashtu u theksua se BNJVL-ja në bashkëpunim me UNDP realizon projektin “Përforcimi i këshillave komunale”. Pikërisht në këtë takim u ftua një përfaqësues i UNDP-së, i cili informoi Komitetin e këshillave për aktivitetet e projektit që janë realizuar prej datës 1 nëntor 2018 deri më 31 qershor 2019. Prandaj ajo kërkoi që anëtarët e Komitetit t’i informojnë rregullisht kryetarët e tjerë të këshillave për të gjitha aktivitetet e BNJVL-së dhe pastaj t’ia transferojnë qëndrimet e tyre Bashkësisë, me qëllim të ndërmarrjes së procedurave të mëtejshme adekuate për përmirësimin e rolit të këshilltarëve në pushtetin lokal.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.