Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Bordi drejtues i BNJVL-së dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran MIlevski diskutuan për aktivitetet rreth fillimit të procesit të valës së re të decentralizimit të pushtetit në vend
12 јули 2019
 

 

Me ftesë të kryetarit të BNJVL-së, Petre Shilegov, në seancën e sotme të njëmbëdhjetë të Bordit drejtues të BNJVL-së mori pjesë edhe ministri i ri i vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Milevski. Në këtë takim, ministri MIlevski u informua për qëndrimet e përgjithshme të autoriteteve lokale në drejtim të ndërmarrjes së hapave të ardhshëm për vazhdimin e decentralizimit në vend dhe rrumbullakimin e tyre deri më 1 janar 2020. Në fakt, ky konkluzion doli në takimin e paradokohshëm të cilin e kishte Bordi drejtues i BNJVL-së me Kryeministrin Zoran Zaev dhe anëtarët e Kabinetit të tij, në të cilin ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë për sigurimin e një stabiliteti më të madh financiar të njësive të pushtetit lokal dhe transferimin fazor të kompetencave nga niveli qendror në atë lokal, në sferat ku do të vlerësohet se ajo gjë është e mundshme dhe e nevojshme.

Ministri Milevski shprehu kënaqësinë i tij për gatishmërinë e Bordit drejtues të BNJVL-së për bashkëpunim dhe partneritet në të gjithë procesin. Ai informoi se në bisedimet me kryeministrin gjatë ndërmarrjes së funksionit ministër i vetëqeverisjes lokale kanë konfirmuar qëndrimet se procesi i decentralizimit duhet të vazhdojë në sferat në të cilat tashmë janë krijuar kushtet që të sigurohet qëndrueshmëri dhe funksionalitet më të madh financiar të komunave. – “Nga përvoja ime personale, si ish anëtar i Këshillit komunal, konsideroj se me të vërtetë ka hapësirë për ndryshime serioze në financimin, si dhe në organizimin e pushtetit lokal. Duke marrë parasysh se ka dispunim që kompetenca të caktuara të transferohen që nga 1 janar 2020, në periudhën e ardhshme na pret një punë intensive që kërkon operativitet dhe efikasitet më të madh nga të gjithë ne” – tha ministri Milevski, i cili njëkohësisht nxori edhe propozime të caktuara se ku mund të veprohet për t’u përmirësuar gjendjet aktuale të cilat stagnojnë gati me vite të tëra në sferën e pushtetit lokal.

- “Jemi të kënaqur që pushteti qendror tregoi guxim për të filluar ndryshimet në procesin e decentralizimit në vend dhe për të mundësuar që ai të vazhdojë të lëvizet në drejtimin e duhur. Jemi të vetëdijshëm se na pret një proces serioz dhe voluminoz i cili kërkon aktivitete të shpejta dhe dinamike të cilat nënkuptojnë ndryshime të shumta ligjore, jo vetëm të ligjeve sistemore siç janë Ligji për vetëqeverisjen lokale dhe Ligji për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, por edhe ndryshime në të paktën 30-50 ligje të ndryshme të lidhura me ndryshimet të cilat i parashohim. Ne jemi absolutisht të gatshëm, kemi vizionin të cilin ia kemi theksuar edhe Kryeministrit të vendit dhe duam të bëjmë hapa të mëdhenj të cilët do t’i mundësojnë pushtetit lokal që të bëhet i qëndrueshëm financiarisht, të ketë kompetenca dhe përgjegjësi më të mëdha dhe me këtë të sigurojë shërbime dhe kushte më cilësore për jetesën e qytetarëve të tij”. Këtë në takim e theksoi kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov, i cili në fillimin e bisedës i uroi ministrit Milevski punë të suksesshme dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me BNJVL. Shilegov theksoi se vendosja e kornizave të këtij procesi është më së miri në fillim të jetë në duart e autoriteteve lokale dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, e pastaj ai të prezantohet para Kryeministrit dhe ministrive përkatëse. Për këtë qëllim, Bordi drejtues në këtë seancë zgjodhi një grup punues që përbëhet nga tre kryetarë komunash: kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov, nënkryetari i BNJVL-së, Visar Ganiu dhe kryetari i komunës së Velesit dhe kryetar i Komisionit të financimit të BNJVL-së, Ace Kocevski, të cilët do të punojnë në përcaktimin e pakos së tërësishme të ndryshimeve. Me qëllim që të arrihet operativitet më i madh, u dakordua që javën e ardhshme ky trup të mbajë takim me Ministrin e vetëqeverisjes lokale dhe ekipin e tij.

Ndryshimet të cilat duhet të përfshihen me këtë proces të vazhdimit të decentralizimit të pushtetit, të cilat u theksuan në seancën e Bordit drejtues të BNJVL-së, kryesisht do të shkojnë në tri drejtime. Pakoja e parë dhe kryesore ka të bëjë me sigurimin e pavarësisë më të madhe financiare të pushtetit lokal. U rekomandua qartë se komunat nuk do të pranojnë kompetenca të reja nëse në radhë të parë nuk sigurohet stabilizimi i punës financiare të pushtetit lokal dhe institucioneve të tija dhe se nuk do të pranohen kompetenca të reja pa siguruar mjete adekuate financiare për realizimin e tyre. Pakoja e dytë do të synojë përcaktimin e mundësive për ndërmarrjen e kompetencave të reja dhe përcaktimin e tyre më precize dhe pakoja e tretë do t'i referohet strukturës organizative të punës së pushtetit lokal. Në seancë u prezantuan një sërë propozimesh dhe zgjidhjesh në drejtim të sigurimit të ndryshimeve më funksionale në pushtetin lokal.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.