Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Doli nga shtypi numri i dhjetorit të Gazetës së BNJVL-së
10 јануари 2020
 

 

BNJVL-ja realizoi aktivitete të shumta në muajin dhjetor, ndër të cilat ishte edhe mbajtja e seancës së pestë të Kuvendit gjeneral, trupi më i lartë i Bashkësisë. Delegatët miratuan dokumente të rëndësishme për operimin e BNJVL-së për vitin e ardhshëm: Plani aksionar dhe Buxheti i BNJVL-së për vitin 2020, ndërsa u miratuan edhe ndryshime të caktuara të Statutit të BNJVL-së. Kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov informoi delegatët për atë se deri ku është realizimi i propozim-konceptit të ri të BNJVL-së për avancimin e sistemit të pushtetit lokal në vendin tonë. Ai theksoi se zotimi gjeneral i BNJVL-së është thellimi i procesit të decentralizimit, por transferimi i kompetencave të reja të shoqërohet me mjete adekuate financiare për realizimin e tyre. Shilegov u bëri apel të pranishmëve duke theksuar se komunat duhet të jenë më aktive në grumbullimin e të ardhurave vetanake, sidomos të tatimit të pronës.

Në këtë muaj, në Shkup, përfaqësues nga autoritetet lokale të Maqedonisë dhe të Evropës, delegatë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian (KPK) diskutuan për rolin e pushtetit lokal në zotimet e vendit tonë për të marrë statusin e kandidatit për të hyrë në Bashkimin Evropian, si dhe për sfidat në zhvillimin ekonomik lokal. Nënkryetari i BNJVL-së, Visar Ganiu theksoi se për më pak se gjashtë muaj nga takimi i fundit që e mbajti Komiteti i Përbashkët Konsultativ në Bruksel, në vendin tonë janë iniciuar aktivitete thelbësore për thellimin e procesit të decentralizimit të pushtetit.

Gjatë këtij muaji, BNJVL-ja realizoi edhe një sërë trajnimesh për të përforcuar kapacitetet e administratës komunale. Rreth dyzet përfaqësuesish të Rrjetit të menaxhimit të resurseve njerëzore të BNJVL-së morën certifikata për pjesëmarrjen e tyre në trajnime për zbatimin e analizës funksionale në komunë. Më shumë trajnime u mbajtën edhe për anëtarët e Rrjetit të mjedisit jetësor të BNJVL-së, por edhe për përfaqësuesit e pushtetit lokal të sektorit të TI-së. Me kërkesë të komunave, planet strategjike shumëvjeçare të të cilave për zhvillimin ekonomik lokal janë në fazë të skadimit, në Qendrën e Trajnimeve të BNJVL-së u organizua trajnim për anëtarët e Rrjetit të zhvillimit ekonomik lokal për përgatitjen e këtij dokumenti strategjik. Në Qendrën e Trajnimeve të BNJVL-së u mbajt trajnim preliminar edhe për ekipin pesëmbëdhjetë anëtarësh të qytetit, i cili duhet të zbatojë procesin e ricertifikimit të kësaj njësie të pushtetit lokal për mbajtjen e certifikatës BFC EJL, që do të fillojë nga janari i vitit 2020.

U mbajt edhe një takim pune i anëtarëve të grupit tematik punues për barazi gjinore, të cilët në pjesën e punës “Si të avancohet puna e Komisioneve të mundësive të barabarta (KMB) në pushtetin lokal?” kërkuan një mbështetje më të madhe të këshilltarëve për t’u siguruar politika dhe programe të përgjegjshme gjinore komunale. Për këto dhe për informacione të tjera mund të informoheni më hollësisht nga përmbajtja e këtij numri të Gazetës së BNJVL-së.



Gazetë 12.2019



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги



Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.