Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Doli nga shtypi numri i ri i Gazetës së BNJVL-së
6 ноември 2019
 

Cikli me gjashtë punëtori që e organizoi BNJVL-ja për kryetarët e këshillave të komunave të tetë rajoneve planifikuese në vend përfundoi në mesin e muajit tetor. Të pranishmit u informuan për rolin dhe aktivitetet e Komitetit të këshillave të BNJVL-së dhe mundësitë që i ofron ai për shqyrtimin dhe tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohen këshillat komunalë. U transmetuan edhe qëndrimet e organeve dhe trupave të BNJVL-së, ndërsa të pranishmit u informuan edhe për propozim-zgjidhjet për vazhdimin e procesit të decentralizimit. Nga takimet doli konkluzioni i përgjithshëm për nevojën e një bashkëpunimi më të madh të ndërsjellë të kryetarëve të këshillave në nivel rajonal; nevojën e forcimit të kapaciteteve të këshilltarit dhe sigurimit të një mbështetjeje përkatëse nga administrata komunale për aktivitetet e këshillit.

Në tetor përfundoi edhe cikli me tri debate që i organizuan BNJVL-ja dhe Misioni i OSBE-së, në drejtim të identifikimit të sfidave kryesore dhe përcaktimit të zgjidhjeve për zbatim të suksesshëm të reformës së administratës publike në nivel lokal. Në debatet morën pjesë përfaqësues nga departamentet e komunave për menaxhim me resurset njerëzore, sekretarë të komunave dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Rrjeti i Njësive Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) i BNJVL-së mbajti seancë në të cilën u bisedua për vendosjen e sistemit të alarmimit 112, për informim dhe paralajmërim masovik të qytetarëve për një fatkeqësi të caktuar ose katastrofë natyrore, ndërsa u diskutua edhe për gjendjet aktuale në sferën e mbrojtjes zjarrfikëse në vendin tonë.

Në hapësirat e Qendrës së Trajnimeve të BNJVL-së, koordinatorët komunalë të komisioneve për mundësi të barabarta të femrave dhe burrave u informuan për projektin e ri të BNJVL-së për komuna të përgjegjshme gjinore. Qëllimi kryesor i projektit është që komunat ta zbatojnë politika të avancuara për barazi gjinore në nivel lokal, për të cilën gjë është siguruar forcimi i kapaciteteve të numrit më të madh të përfaqësuesve të administratës komunale.

Personat përgjegjës për arsim në komuna u ftuan në BNJVL për punëtorinë e kushtuar “Sfidave të vetëqeverisjes lokale në arsimin e mesëm profesional”. U ftuan përfaqësues nga Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim (QAPT) të cilët prezantuan reformat në arsimin e mesëm profesional, ndërsa folën edhe për rolin e pushtetit lokal në këtë sferë.

Në BNJVL u prezantua edhe “Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale”, me të cilin sigurohet grant prej 10.8 milionë eurosh për projekte komunale për zhvillimin e shërbimeve sociale. Përfaqësuesit e departamenteve të zhvillimit ekonomik lokal dhe personat e përgjegjshme të komunave për çështjet e sferës së punës sociale u informuan për kushtet e aplikimit, por edhe për Ligjin e ri për mbrojtjen sociale.

Për këto dhe për ngjarje të tjera që janë organizuar në muajin tetor, do të mund të lexoni më shumë në këtë publikim të Gazetës së BNJVL-së.



Прилог: glasilo okt al 2019 web boja1.pdf
назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.