Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Janë zgjidhur dilemat për prezantimin e drejtë të ndryshimeve të identifikuara me mundësi të barabarta në komuna
2 март 2020
 

Më 27 shkurt 2020 në Qendrën e Trajnimeve të BNJVL-së në Shkup, me iniciativë të BNJVL-së u mbajt një punëtori në të cilën morën pjesë koordinatorët e mundësive të barabarta midis femrave dhe meshkujve në komuna, sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe përfaqësuesja e Sektorit të mundësive të barabarta të këtij institucioni, ndërsa mori pjesë edhe një përfaqësues nga përkrahësit e këtyre aktiviteteve të Trupit të organizatës UN Women në Shkup. Përfaqësuesja e BNJVL-së inkurajoi koordinatorët e pranishëm të mundësive të barabarta që t’i prezantojnë sfidat dhe dilemat me të cilat ballafaqohen gjatë përmbushjes së këtij obligimi nga Ligji për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve për plotësim të drejtë të Raportit i cili si formë është dhënë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ku duhet me kohë të raportohet për progresin e barazisë gjinore në komuna. Njëkohësisht u theksua se në këtë mënyrë duhet të tejkalohen pengesat me të cilat ballafaqohen koordinatorët në komunat gjatë zbatimit të aktiviteteve të barazisë gjinore në komuna, e sidomos gjatë raportimit për progresin dhe ndryshimet në këtë sferë në nivel lokal. Po ashtu u theksua se ka komuna që kanë përgatitur dhe kanë dërguar raporte të mira, ndërsa pas këtij takimi pritet të rritet ky numër.

Përfaqësuesit e Sektorit të mundësive të barabarta pranë MPPS-së, gjegjësisht sekretari shtetëror Trençevska iu përkushtua hollësisht të gjitha elementeve të cilat i përmban formulari për plotësimin e raportit, sidomos pjesës për zgjidhjen e dilemave për masa themelore, pozitive dhe inkurajuese, e të cilat janë programore. Masat themelore kanë të bëjnë me procedurat, udhëzimet me të cilat kontribuojnë për përfshirjen sistematike të barazisë gjinore në dokumentet themelore të punës së komunës. Pas shkëmbimit të përvojave dhe mendimeve me koordinatorët u mor konkluzion se shumë pak koordinatorë në komuna miratojnë masa themelore, ndërsa shumicat e masave janë pozitive dhe inkurajuese. Ata u pajtuan se më e rëndësishmja është që ata të dinë t’i identifikojnë masat, gjegjësisht t’i miratojnë dhe t’i specifikojnë në formularin e raportimit, e pastaj nga Sektori i mundësive të barabarta do t’i klasifikojnë ato sipas kategorive (themelore, pozitive, inkurajuese). Në takim u theksua edhe problemi me grumbullimin e të dhënave dhe dokumenteve me të cilat do të analizoheshin dhe identifikoheshin aktivitetet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore në vetë komunë, kështu që u theksua se koordinatorët duhet t’i përdorin të gjithë mekanizmat që i kanë në dispozicion për ta ngritur vetëdijen te kolegët e tyre lidhur me këtë çështje me qëllim që ta kenë pastaj përkrahjen e tyre për zhvillimin e aktiviteteve të kësaj sfere, nga e cila do të kenë përfitim qytetarët. Edhe në këtë takim u theksua nevoja për sistematizimin e vendit të punës për mundësi të barabarta si një vend i veçantë në aktin e sistematizimit. Sekretari shtetëror lidhur me këtë u përgjigj se kjo gjë është planifikuar me ndryshimet e Ligjit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, për të cilën gjë tashmë është formuar një grup punues. Sa i përket ndryshimeve, koordinatorët do të konsultohen dhe do të përfshihen me debatet publike që planifikohen të organizohen për këtë qëllim.

Në takim kishte mundësi të prezantohen edhe praktikat e mira të komunave, ku interesin më të madh e shkaktoi mekanizmi i Komunës së Sveti Nikolles për grumbullim dhe përpunim të të dhënave të ndara gjinore nëpër institucione që janë në dispozicion për të gjithë të punësuarit në komuna, por edhe për institucionet në territorin e komunës. Koordinatorja e mundësive të barabarta u obligua që ta dërgojë shembullin me të gjitha dokumentet dhe informacionet deri në BNJVL për shpërndarje të mëtejshme deri te të gjithë koordinatorët.

Në fund u mor konkluzion se ka nevojë për sensibilizim për rëndësinë e barazisë gjinore dhe çështjet gjinore, si dhe për rolin e koordinatorit të mundësive të barabarta në kuadër të vetë komunës, si dhe te funksionarët e zgjedhur për planifikim dhe zbatim të koordinuar dhe më efikas të aktiviteteve të kësaj sfere. Pastaj, ka nevojë për trajnim për zhvillim të indikatorëve për aktivitete të kësaj sfere, për ndjekje dhe raportim lidhur me ndryshimet e indikatorëve. Konkluzioni i tretë kishte të bënte me rëndësinë e përfshirjes së koordinatorit në aktivitetet gjatë zhvillimit të dokumenteve komunale strategjike dhe aksionare me qëllim të përfshirjes me kohë dhe të drejtë të dimensionit gjinor në të njëjtat. Komisionet e mundësive të barabarta në komuna të tregojnë një seriozitet dhe efikasitet më të madh për mbajtjen e takimeve, por edhe funksionimin e tyre ishte konkluzioni i katërt, e si e fundit u theksua nevoja për një bazë të të dhënave të ndara gjinore dhe analizën e tyre për përdorimin e tyre të mëtejshëm gjatë përgatitjes së aktiviteteve dhe dokumenteve.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2019

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги



Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.