ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Bordi drejtues miratoi Qëndrimet e reja të sistematizuara të BNJVL-së
11 јуни 2018
 Në ndërtesën administrative të BNJVL-së më 31 maj, 2018, Bordi drejtues mbajti seancën e tij të pestë. Të pranishmit diskutuan mbi pikë të përcaktuara nga rendi i ditës, të cilat kanë të bëjnë me çështjet aktuale me rëndësi lokale, ndërsa vëmendje veçantë i’u kushtua shqyrtimit të projekt – qëndrimeve të sistematizuara të BNJVL-së. Bëhet fjalë për listën e propozimeve dhe kërkesave, të cilat duhet të paraqesin bazë kalimtare të BNJVL-së në bisedimet me pushtetin qendror, për përmirësimin e gjendjeve në komuna dhe zhvillimin e decentralizimit në vend. Të pranishmëve i’u drejtua sekretari shtetëror i Ministrisë për financa, Elena Tërpkovska, që kërkoi efikasitet më të madh nga komunat gjatë zbatimit të Ligjit të ri për paraqitje dhe evidencë të detyrimeve. U shqyrtua edhe iniciative e parashtruar nga komuna e Tetovës, që ka të bëjë me Propozim-Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojëra të fatit. Anëtarët e pranishëm të BD të BNJVL-së hapën shumë çështje të pushteteve lokale, midis të cilave: zbatimi i Ligjit për veprim me ndërtimet e ndërtuara pa leje, rregullimi i regjimit të komunikacionit dhe vend parkimeve, gjendja e qenve endacakë, procesi i gjatë i miratimit të planeve urbanistike etj.
 

Përfshirja aktive e komunave në zbatimin e Ligjit të ri për paraqitje dhe evidencë të detyrimeve

Sekretari shtetëror i Ministrisë për financa, Elena Tërpkovska përmendi se Ligji i ri për paraqitje dhe evidencë të detyrimeve do të mundësojë sigurimin e transparencës dhe përforcimit të përgjegjësisë gjatë disponimit me mjete publike, përmes evidentimit të përgjithshëm të detyrimeve të papaguara në sistemin adekuat elektronik, nga ana e të gjitha organeve të pushtetit shtetëror, institucionet publike dhe institucionet e vetëqeverisje lokale. Me këtë do të mundësohet evidencë e unifikuar e të gjitha mjeteve të disponueshme, lidhur me obligimet e ndërmarra, edhe obligimeve të arritura edhe atyre të paarritura, ndërsa të papaguara, përmes paraqitjes së tyre, në sistemin adekuat elektronik. Ajo përmendi se Ministria ka bërë edhe lista të organeve, institucioneve, enteve, agjensioneve, fondeve dhe personave tjerë juridikë themelues i të cilëve është shteti ose njësitë e pushtetit lokal dhe të cilat i shfrytëzojnë mjetet publike, ndërsa në çdo komunë është dërguar shkresë me evidentim të deritanishëm të subjekteve si themelues i komunës dhe me lartësinë e borxheve që i kanë ndaj kreditorëve konkretë. U kërkua përkrahje e komunave për efikasitet sa më të madh në zbatimin e këtyre obligimeve dhe qasje serioze në revidimin ose plotësimin e të dhënave në këto lista. Të pranishmit u informuan se në faqen e internetit e Ministrisë për financa është vendosur udhëzim për përdorim (në formë video), për shfrytëzimi e sistemit elektronik dhe se ministria është e hapur për përkrahje në procesin në fjalë. Bordi drejtues miratoi konkluzion që të gjitha shkresat që Ministria tashmë i ka parashtruar në komuna do t’i parashtrojë edhe në BNJVL, të njëjtat pastaj do të ridërgohen me rekomandim për qasje serioze të çdo komune në përcaktimin dhe evidentimin e të dhënave të kërkuara.


Propozim i dërguar në NJVL për llogaridhënie më të madhe për shpenzimet e bartësve të funksioneve publike

Kryetari i BNJVL-së i informoi të pranishmit për takimin e realizuar me ministrin pa resor të obliguar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Robert Popovski, në të cilën u parashtrua propozimi i pushteteve lokale të përfshihen në shfrytëzimin e veglës qeveritare elektronike për llogaridhënie për shpenzimet e bartësve të funksioneve publike. U përmend se pushteti lokal është i pavarur dhe i veçantë dhe se as BNJVL as Qeveria nuk mund të vendosin obligime, por se me pranimin e shfrytëzimit të saj dhe nga ana e funksionarëve lokale, do të shfaqet dëshira për shpenzim racion të parave të qytetarëve, si dhe transparenca më madhe në punën e tyre. Pritet presion për zbatimin e kësaj vegle të vijë edhe nga ana e vetë qytetarëve. U konkludua që BNJVL në të gjitha komunat të dërgojë formularin dhe shpjegimin e mënyrës së shfrytëzimit të veglës, me rekomandim që e njëjta të pranohet më masovikisht.

BD i miratoi Qëndrimet e reja të sistematizuara të BNJVL-së:

Pika tjetër në rend dite ishte: përcaktimi i qëndrimeve të sistematizuara të BNJVL-së. Kryetari i komunës së Velesit, Ace Kocevski, si kryetar i Grupit punës të veçantë që punoi në revidimin e qëndrimeve të sistematizuara të mëparshme, arsyetoi se anëtarët janë fokusuar në racionalizimin dhe përcaktimin e sfidave më të rëndësishme me të cilat BNJVL në periudhën e ardhshme do të paraqitet para pushtetit qendror dhe do të përpiqet realizimin e sa më të shpejtë të tyre. Në përmbajtjen e projekt-dokumentit u përfshinë 16 pikë të cilat në mënyrë sistemore përfshijnë çështjet e rëndësishme në bisedimet me Qeverinë dhe rrjedhin nga sfidat me të cilat ballafaqohen NJVL. Të njëjtat kanë të bëjnë me sigurimin e pavarësisë më të madhe financiare të pushteteve lokale, por përfshijnë edhe tema të valës së re të zhvillimit strategjik të decentralizimit të pushtetit në vend.

U përcaktua domosdoshmëria për përgatitjen e analizave, të cilat do të japin pasqyrë të gjendjeve në NJVL nga implementimi pothuaj trembëdhjetë vjeçar i decentralizimit të pushtetit në vend (nga 1 qershori, 2005). Analizat lidhur me mjetet të cilat deri më ani do t’u barten komunave për zbatimin e kompetencave, vendosjen ligjore të obligimeve të pushteteve lokale, si dhe vendosja e tyre organizative për zbatimin e tyre më cilësor.

Arritja e stabilitetit më të madh financiar të komunave është kryesore për NJVL. Në këto korniza është e nevoja për rritjen e mjeteve nga bllok dotacionet, përfshirje më e madhe e TVSH-së dhe nga tatimi personal në dobi të komunave, por janë parashtruar edhe sfidat për rritjen e përfshirjes edhe te të hyrat personale (siç është edhe përqindja e tatimit të pronës) dhe vendosja e burimeve të reja të të hyrave për komunat.

U përmend nevoja nga vendosja e ,,Bisedimeve buxhetore” me Qeverinë, që në fazën e përgatitjes së Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, me qëllim që pushteti lokal në kohë të reagojë për mjetet me të cilat ndahen nevojat e tyre, si dhe vendosja e praktikës së rregullt për mbajtjen e takimeve kapitale, për realizimin e transferove për dotacionet bllok dhe me dedikim dhe investimet kapitale.

Në sfidat u përmend gatishmëria e NJVL për ndërmarrjen e kompetencave të reja të cilat me sukses do të kryheshin në nivel lokal, por vetëm nëse me transferimin e tyre sigurohen edhe mjete adekuate. Këtu u përmendën kompetenca të caktuara nga qendrat për mbrojtje sociale, nga agjensionet për punësim, ndihma urgjente mjekësore dhe shtëpitë e shëndetit, funksionet menaxhuese nga MPB, institucionet nga lëmia e kulturës etj.

Bordi drejtues përmendi se duhet që më me kurajo të mendohet edhe për ndryshimet në drejtim të organizimit të pushtetit lokal dhe rishqyrtimi i modelit për monitorim të njësive të pushtetit lokal, me kompetenca të barabarta, pa dallim të madhësisë së tyre dhe kapacitetit dhe transformimi i tyre në lloj politip të NJVL. Pastaj u përmend nevoja nga zbatimi ligjor i vendosjes organizative edhe të Qytetit të Shkupit.

Nuk u lënë anash as qëndrimet për nevojën e respektimit konsekuent të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, përkrahje adekuate e komunave me borxhet dhe llogaritë e bllokuara, bartja e mjeteve të ndara për investime kapitale në kompetencë të komunave, nevoja nga mbrojtja adekuate financiare e mbrojtjes zjarrfikëse, si dhe shumë çështje tjera të rëndësishme për qytetarët. Për shfrytëzim më të madh të mjeteve të fondeve evropiane dhe fondeve tjera u propozua të vendoset formë e caktuar e fondit të kofinancimit, prej ku komunat që janë në gjendje të keqe financiare do të mund të sigurojnë mjere të nevojshme për kofinancim të projekteve. Bordi drejtues i BNJVL-së unanimisht miratoi qëndrimet e reja të sistematizuara të BNJVL-së duke theksuar se me realizimin e tyre do të vijojnë aktivitete serioze të BNJVL-së dhe bisedime të rënda me pushtetin qendror. Të njëjtat BNJVL në mënyrë elektronike do t’i parashtrojë në të gjitha njësitë e pushtetit lokale .

U pranua iniciativa e Këshillit të komunës së Tetovës për përfshirjen e pushteteve lokale në revidimin e Ligjit për lojëra të fatit

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, parashtroi konkluzionin e Këshillit të komunës që në mënyrë aktive u përfshi në debat publik të Propozim-Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojëra të fatit me qëllim realisht të zbutet dhe tejkalohen problemet në këtë lëmi të cilat ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve të kësaj komune, me ç’rast u kërkua edhe përkrahja aktive e BNJVL-së. U përmend nevoja të intervenohet në rritjen e numrit të institucioneve nga lista e përcaktuar deri më tani, deri te të cilat nuk guxon të hapen këto objekte (bastore, kazino, tombola), si dhe të parashikohen mekanizma për përfshirjen e komunës, veçanërisht në pjesën e kompetencës të shërbimeve inspektorale komunale në kryerjen e mbikëqyrjes së respektimit të dispozitave ligjore. Bordi drejtues pranoi këtë iniciativë dhe e plotësoi me qëndrimin se është e nevojshme që komunat në mënyrë të caktuar të përfshihen edhe në vetë procedurat për miratim të lejeve për hapjen e këtyre veprimtarive afariste në territorin e tyre, pasi që pasojat e tyre reflektohen në mjedis lokal, e më pas pakënaqësinë e prishjes së qetësisë ose aktiviteteve tjera, qytetarët i dërgojnë në komunë. Pastaj u përmend edhe shqyrtimi i mundësive për sigurim dhe përfitim financiar për pushtetet lokale, nga kryerja e këtyre veprimtarive.

Respektim i detyrueshëm i dispozitave ligjore dhe të Memorandumit me Qeverinë

Gjithashtu u konkludua që BNJVL të dërgojë shkresë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në të cilën do të kërkojë edhe respektimin e Memorandumit për bashkëpunim, të lidhur me BNJVL që në vitin 2003, prej ku rrjedh obligimi për konsultim të detyrueshëm të BNJVL-së, ndërsa pastaj edhe të komunave lidhur me përmbajtjen e shkresave të cilat janë në fazë të hartimit të tyre. Për respektimin e Memorandumit Qeveria t’i informojë edhe shërbimet ministrore të saj. Konsultim i obliguar me pushtetin lokal para miratimit të zgjidhjeve ligjore të rëndësishme për komunat është përcaktuar edhe në Ligjin për vetëqeverisje lokale.

Sfidat me hapësirën për parkim dhe rregullimi i regjimit të komunikacionit

Të pranishmit hapën edhe shumë çështje tjera aktuale, midis të cilave edhe për sfidat me krijimin e zgjidhjeve në komunikacion dhe për mungesën e hapësirës për parkim. U konkludua të formohet Grup punues në BNJVL, në përbërjen e të cilit janë: kryetarët e komunës së Qendrës, Kumanovës, kryetari i Këshillit të komunës së Strumicës dhe drejtori ekzekutiv i BNJVL-së, ndërsa pastaj do të iniciohen bisedime me përfaqësuesit adekuat të Ministrisë për punë të brendshme.

Pushteti lokal dhe financimi i sportit

Bordi drejtues hapi edhe çështjen për financim të sportit, si një ndër kompetencat e pushtetit lokal për nxitjen e sportit në shkolla. Shumë komuna dëshirojnë t’u ndihmojnë edhe klubeve lokale sportive, por për këtë nuk ka mjaft mjete në buxhetin e saj, ose këto janë klube sportive që e bëjnë në llogari të realizimit të nevojave infrastrukturore të qytetarëve.

Të pranishmit u informuan për reformat e zbatuara në drejtim të lehtësimit tatimor për subjektet afariste për tërheqjen e sponsorëve në këtë veprimtari. U konkludua të kontrollohet baza ligjore dhe të parashtrohet në DAP dhe Ministrinë për financa për sigurimin e përkrahjes për zbatim të këtyre dispozitave ligjore, ndërsa komunat të organizojnë takime me përfaqësuesit e DAP, me afaristët dhe me klubet sportive, në të cilat do të diskutohet për mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve më adekuate për përkrahjen e sportit.

U vërejtën keqpërdorime të Ligjit për të vepruar me objektet e ndërtuara pa leje

Një vëmendje e veçantë i’u kushtua edhe vërejtjeve të parashtruara për keqpërdorim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, të shkaktuara për shkak të prolongimit të shpeshtë, si dhe për pasojat e këqija që i shkakton i njëjti lidhur me plotësimin e obligimeve të pushtetit lokal. U përmend se me zbatimin e tij u shpërblenë dyfish ata të cilët nuk kanë respektuar ligjin dhe ka ndërtuar pa leje. Fillimisht, në vend që të sanksionohen i’u lejua që aktivitetet jolegale t’i legalizojnë në mënyrë ligjore dhe së dyti i legalizuan objektet pa leje me mjete minimale, respektivisht me shumë më pak mjete nga ata të cilët respektuan ligjin. Çka është më keq, prolongimi i shpeshtë i zbatimit të Ligjit prodhon objekte pa leje të reja me të cilat inspekcioni me numër të vogël nuk mund të menaxhojë, ndërsa edhe komunat janë të pafuqishme dhe nuk mund që pa mjetet e nevojshme komunale t’i kënaqin nevojat infrastrukturore të qytetarëve.

Të pranishmit parashtruan edhe iniciativa tjera midis të cilave, nevoja për revidimin e dispozitave ligjore lidhur me trajtimin e qenve endacakë dhe sigurimin e mjeteve financiare të komunave që të menaxhojnë me këtë sfidë. Procedura e gjatë dhe sfidat tjera lidhur me miratimin e planeve detajuese urbanistike, gjithashtu u përmendën për shqyrtim nga ana e BD të BNJVL-së.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Гласило

Одржлива Урбана Мобилност - Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.