ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Bashkëpunim më i madh i ndërsjellë i pushteteve lokale si dhe përkrahja nga ministritë kompetente – çelës për rezultate më cilësore nga buxhetimi përgjegjës për barazi gjinore
11 јуни 2018

 „Sigurimi i pamjaftueshëm i mjeteve financiare për realizimin e aktiviteteve për buxhetim përgjegjës për barazi gjinore në komunat. Mungesa e sigurimit të të dhënave statistikore veçanërisht të statistikave më detajuese gjinore, si bazë për planifikim të aktiviteteve në këtë lëmi gjatë ndërmarrjes së masave tjera adekuate. Vetëdija e pamjaftueshme dhe ndjeshmëria te përfaqësuesit e trupave vendim-marrëse dhe faktorëve tjerë në pushtetin lokal për nevojën e dedikimit të vëmendjes së veçantë ndaj çështjeve për barazi gjinore. Dedikimi i pamjaftueshëm dhe fokusimi i çështjeve për barazi gjinore në sektorë të caktuar, si dhe mungesa ose moszbatimi i sistemit për ndjekje të aktiviteteve nga barazia gjinore për përcaktimin e rezultateve të fituara “.

Këto janë gjendjet aktuale në vendet nga rajoni në lëminë e barazisë gjinore, që u prezantuan para anëtarëve të Grupit punues për barazi gjinore të formuar në BNJVL, në të cilin anëtare janë përfaqësuesit e Rrjetit të punonjësve financiarë në Bashkësi. Takimin e organizoi BNJVL, më 31 maj, 2018, në Shkup, në kuadër të projektit ,,Përforcim i kapaciteteve për politika dhe buxhetim për barazi gjinore në nivel lokal” që zbatohet me përkrahjen e Zyrës së UN Women në Shkup. Në takim morrën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për financa të Republikën së Maqedonisë. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të potencohet nevoja nga përkushtimi më i madh i komunave në punën e çështjeve për barazi gjinore dhe buxhetim përgjegjës për barazi gjinore, ndërsa veçanërisht u potencua nevoja nga bashkëpunimi i ndërsjelltë i tyre në këtë fushë dhe bashkëpunimi me ministritë nga kompetente: për financa, për punë dhe politikë sociale, për vetëqeverisje lokale dhe për shoqëri informatike. Shkëmbimi i praktikave të mira dhe përkrahja për zbatim të rregullt të dispozitave ligjore do të paraqesin një garanci të rëndësishme për përkushtim më të madh në çështjet për barazi gjinore në pushtetin lokal dhe qëndror .

Të pranishme i’u prezantuan arritjet në Republikën e Shqipërisë, në pjesën e buxhetimit përgjegjës për barazi gjinore, si një shembull të suksesshëm nga rajoni. Kryesore për rezultatet e arritura të pushteteve lokale në këtë lëmi, paraqet bashkëpunimi i vendosur mirë mbi këtë çështje me Ministrinë për financa, si dhe qasja efikase ndër-resorike gjatë zhvillimit të programeve në komunat për çështje të ndjeshme gjinore. Në Republikën e Shqipërisë në vitin 2017 është miratuar Ligji i ri për financa lokale që përfshin barazinë gjinore si parim i kryesor, ndërsa BPBGJ është obligativ për të gjitha NJVL në procesin e programimit, monitorimit dhe evaluimit.

Në takim u theksuan edhe aktivitetet që i realizon BNJVL, midis të cilave janë: organizimi i trajnimeve për koordinatorët dhe anëtarët e komisioneve për barazi gjinore, takimet dhe bashkëpunimi me ministritë adekuate, përkrahja e aktiviteteve të Grupit punues për barazi gjinore të BNJVL-së, hartimi i Strategjisë për barazi gjinore të BNJVL-së 2018-2030 dhe i veglave me të cilat pushtetet lokale më lehtë realizojnë obligimet e tyre dhe i ndërtojnë politikat përgjegjëse për barazi gjinore në nivel lokal.

Përvoja të komunave:

Lidhur me mënyrën e zhvillimit të programeve në aspekt gjinor, komunat i ndajë përvojat e tyre duke përmendur ndryshimet që duhet bërë me qëllim të arritjes së rezultateve më cilësore që duhet t’i bëjnë në këtë fushë. U përmend nevoja nga ndryshimet në cirkularin buxhetor për komunat për vendosjen e shkallës së veçantë/në programin për barazi gjinore. Pastaj përfshirja më e madhe financiare në të gjitha sektorët, të cilët vetë do të përkushtojnë vëmendje të madhe gjatë krijimit të politikave të tyre për përfshirje më të madhe në këto çështje. Nevoja nga trajnimi për këshilltarët komunalë, të cilët marrin pjesë në marrjen e vendimeve në komunë dhe vendosja e mekanizmave funksionale për bashkëpunim me institucionet nga pushteti qendror. Pastaj përmendën se kanë vështirësi gjatë mbledhjes së të dhënave statistikore dhe përpunim të mëtejmë në të dhënat gjinore, si dhe me ndarjen minimale të mjeteve financiare për aktivitete për barazi gjinore. Përfaqësuesja e Ministrisë për financa përmendi se do të shqyrtojë kërkesën për cirkularin buxhetor, ndërsa gjithashtu u shpreh e gatshme për përkrahje të mëtejme të pushteteve lokale në këtë lëmi.

Konkluzion nga takimi:

Pas shkëmbimit të përvojave midis komunave dhe prezantimi i sfidave u miratuan shumë konkluzione: të intensifikohet bashkëpunimi sipas vertikales me ministritë e resorit në koordinim me BNJVL-në dhe të organizohen takime më të shpeshta dhe tematike. Të formohet grup punues i përzier nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve dhe nga komunat të cilat drejtpërdrejtë lidhur me buxhetimin përgjegjës për barazi gjinore. Të vendoset koordinim gjatë planifikimit të aktiviteteve pas analizës paraprake. Të vendosen mekanizma për monitorim dhe evaluim. Të organizohen trajnime për këshilltarët nga ana e MPPS. Të vendoset bashkëpunim i mirë me Entin shtetëror për statistikë në raport me të dhënat statistikore dhe organizimi i trajnimeve për përpunimin e tyre për koordinatorët. Të vendoset mekanizëm për shqyrtim obligativ të të gjitha programeve në komunë nga ana e Komisionit për mundësi të barabarta dhe të mundësohen takime më të shpeshta dhe shkëmbime të përvojave midis vendeve nga rajoni.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Ново - Годишен извештај

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

Гласило

Стратешки план 2011 - 2015

Родова еднаквост


ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.