ЛОГИН ИЗБОРНИК
Login Izbornik

Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Një grup i nxënësve të shkollës së mesme vizituan BNJVL-në
14 јуни 2018
 
Një grup nxënësish nga disa shkolla të mesme në Shkup, të udhëhequr nga Filip Gjurçev, delegat rinor nga Republika e Maqedonisë me Këshillin e Evropës, më 13 qershor, 2018, vizituan BNJVL-në. Qëllimi i vizitës ishte që këta nxënës që janë pjesë e projektit ,,Transparenca për një botë më të mirë”, të informohen me rolin dhe aktivitetet e asociacionit nacional i të gjitha pushteteve lokale në vend, si dhe me përqindjen e decentralizimit, respektivisht bartja e kompetencave nga niveli qendror në atë lokal.

Drejtori ekzekutiv i BNJVL-së, Dushica Perishiq, të pranishmëve u përmendi se në vendin tonë nga viti 2005 ka filluar edhe implementimi praktik i pushtetit në nivel lokal, kur komunat filluan t’i realizojnë kompetencat e transferuara, midis të cilave: planifikimi urbanistik dhe dhënia e lejeve për ndërtim, mbrojtja e mjedisit jetësor, zhvillimi ekonomik lokal, një varg veprimtarish, mbrojtja sociale, arsimi etj. Ajo i informoi të gjitha 80 komunat dhe Qytetin e Shkupit, si njësi të veçantë të pushtetit lokal, janë anëtare të BNJVL-së. Kryetarët e komunave, këshilltarët përmes organeve dhe trupave të formuar në BNJVL, diskutojnë në hapësirat e Bashkësisë për të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen pushtetet lokale, ndërsa pastaj miratojnë zgjidhje konsensuale për realizimin e të cilave lobon BNJVL. Përveç rolit për përmirësimin e bazës ligjore për zbatimin e të gjitha kompetencave, BNJVL realizon edhe aktivitete për përforcim të kapaciteteve të administratës komunale, përmes organizimit të trajnimeve, konferencave dhe takimeve. Gjithashtu, në emër të të gjitha komunave BNJVL mban shumë sisteme informatike, përmes së cilave komunat sigurojnë shërbime elektronike për qytetarët e tyre.

Nxënësit parashtruan edhe një varg pyetjesh për rolin e BNJVL-së dhe si funksionin e njëjta, me ç’rast parashtruan edhe dituritë që i kanë marrë gjatë takimeve, që në kuadër të projektit i realizuan në javën e kaluar me kryetarët e komunave: Aerodrom. Qendër, Karposh dhe me kryetarin e Qytetit të Shkupit. Aty ata janë informuar me vendosjen organizative të njësive të vetëqeverisjes lokale, burimet e financimit të komunave, rolet që u’a ofrojnë qytetarëve, mënyra e komunikimit që e realizojnë me banorët e tyre dhe veglat për punën transparente.



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Ново - Годишен извештај

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

Гласило

Стратешки план 2011 - 2015

Родова еднаквост


ЗЕЛС е-услуги




© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.