Вашата еmail адреса
за најава на ЛОГИН
еmail листата



За Одјава
Doli nga shtyp numri i marsit të Gazetës së BNJVL-së
3 април 2019
 

 

Bordi drejtues i BNJVL-së në seancën e tetë mori konkluzion që t’i vihet fund legalizimit për një euro të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Kjo doli nga diskutimi për draft-versionin e propozim-Ligjit për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të cilin e përgatiti Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Bordi drejtues konstatoi se është e nevojshme një pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve të BNJVL-së në përgatitjen e propozim masave ligjore për këtë sferë dhe se duhet të mbahet qëndrimi që për këto objekte të paguhen rregullisht shpenzimet e parapara komunale, por njëkohësisht edhe dënime shtesë, si ndëshkim se është vepruar në mënyrë të paligjshme. Bordi drejtues përcaktoi edhe iniciativën të cilën e dërgoi BNJVL-ja në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), e cila ka të bëjë me ndryshimet e Ligjit për shërbimet audio dhe audiovizuele mediale në nenin 102. U theksua se me ndryshimet kufizohet e drejta e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndalohet që ato të parashohin mjete për informimin e publikut lidhur me shërbimet ose aktivitetet e tyre nëpërmjet transmetuesve privatë. Në këtë mënyrë vështirësohet puna e komunave, sidomos të atyre më të voglat, që ta realizojnë nenin 8 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, me të cilin përcaktohet se organet e komunës, komisionet e Këshillit dhe shërbimet publike të themeluara nga komuna, kanë obligim që t’i informojnë qytetarët për punën e tyre, si dhe për planet dhe programet që janë të rëndësishme për zhvillimin e komunës.

Në muajin mars iu kushtua vëmendje të madhe edhe aktivizimit të punës së komisioneve të BNJVL-së, të cilat përbëhen enkas nga kryetarë komunash, për dalim nga rrjetet profesionale të BNJVL-së, të cilat përbëhen nga përfaqësues të administratës komunale. Nga gjithsej tetë komisione të BNJVL-së, anëtarët e të cilave u përcaktuan nga ana e Bordi drejtues, shtatë prej tyre mbajtën seancë konstitutive gjatë muajit mars. Komisioni i financave u formua në periudhën e mëparshme. Çdo komision zgjodhi kryetarin e tij nga radha e anëtarëve të vet dhe përcaktoi mënyrën e punës së tij së mëtejshme, e para të gjithash i përcaktoi sfidat aktuale për të cilat do të angazhohet t’i zgjidhë në mënyrë përkatëse. Në këtë muaj, në hapësirat e BNJVL-së takim mbajti edhe Rrjeti i njësive territoriale të zjarrfikësve (NJTZ) i BNJVL-së, i cili zgjodhi kryetarin e ri për shkak të shkuarjes në pension të kryetarit paraprak, por edhe shqyrtoi një sërë sfidash me të cilat ballafaqohen këto trupa dhe vetë zjarrfikësit.

Zyrtarisht, BNJVL-ja u bë pjesë e projektit “Vetëqeverisja lokale dhe ndryshimi i marrëdhënieve urbane-rurale – LoGov”, si një nga 10 partnerët e Konsorciumit. Projekti synon arritjen e qëllimeve specifike me qëllim të fuqizimit të aftësisë së autoriteteve lokale që të ballafaqohen me ndikimin e ndarjes urbane-rurale.

Për këto dhe për aktivitete të tjera të BNJVL-së në këtë periudhë, do të mund të lexoni në numrin e marsit të Gazetës së BNJVL-së.

Kontribut: Glasilo Mart 2019.pdf



назад

Прирачник за новоизбраните градоначалници и советници на општините

Годишен извештај 2018

Гласило

Урбана и одржлива мобилност-Mobilitet i qëndrueshëm urban

Стратешки план 2016 - 2020

Е - Градежна дозвола
Електронска градежна дозвола

Родова еднаквост


Градежно Земјиште
GRADEZNO ZEMJISTE

ЗЕЛС е-услуги




Forumski moderatori.mk

© Copyright ЗЕЛС 2009, Сите права се задржани.